Gjurmohet kështjella dardane e Poneshit

Kultura

Gjurmohet kështjella dardane e Poneshit

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 23:27

Këto ditë Instituti Arkeologjik i Kosovës nën udhëheqjen e arkeologut Haxhi Mehmetaj po kryen gjurmime arkeologjike më karakter shpëtimi në kështjellën shumë shtresore dardane të fshatit Ponesh të komunës së Gjilanit. Gjurmimet janë financuar nga Ministria e Kulturës.
Kodra e më emrin “ Quka e Madhe” mbi të cilën ngrihej kështjella shumë shtresore ka pozitë të jashtëzakonshme strategjike prej nga si në pëllëmbë të dorës mbikëqyrej tereni i përthyer kodrinor dhe fushor i një pjese të madhe të trevës së Gjilanit.
Kështjella përfshinë sipërfaqe prej afro 1 hektar dhe radhitet ndër kështjellat më të mëdha dhe me të rëndësishme në territorin qendrorë të Dardanisë, Kosovës së sotme. Ka formë drejtkëndëshi më anët gjatësore juglindje - veriperëndim. Gjurmët e mureve dhe të objekteve të kështjellës në fazën e hulumtimeve të tashme vëren në formë të ledheve te gurëve dhe ledheve të dheut.
Deri me tani janë zbuluar pjesë të murit rrethues me gjerësi 1.50 m, i ngritur nga gurët e lidhur me llaç gëlqereje, pjese të themeleve të një objekti banimi i ngritur nga gurët në teknikë të thatë murimi, gjurmët e një tempulli kulti, skulptura monumentale shkëmbore e një shpeze, me gjasë e hutit, pjesërisht e dëmtuar dhe qindra fragmente të enëve të qeramikës të çilet riprodhojnë trajta te enëve të kultit dhe të enëve të kuzhinës, disa prej të cilave shquhen për zbukurime artistike.
Tërheqin vëmendjen edhe disa vizatime shkëmbore, simbole të adhurimit të kultit të diellit cilat shfaqen për herë të parë në territorin e Kosovës. Sipas gjurmimeve të deritashme kështjella e Poneshit kishte nisur te banohej ne përudhen dardane të bronzit të vonë të shekujve XIII – XI para Krishtit, ndërsa jetesa kishte vazhduar me intensitet më të madh banimi në antikitetin e vonë të shekujve IV – VI pas Krishtit, në të cilën kohë fortifikohet me mure të trasha guri.
Haxhi Mehmetaj, arkeolog, Instituti Arkeologjik i Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat