Zbulohet një pus antik në Durrës

Kultura

Zbulohet një pus antik në Durrës

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 19:33

Gjatë punimeve për rehabilitimin e qendrës së qytetit të Durrësit, punëtorët kanë zbuluar një pus antik me fragmente gurësh të njëjtë si ato të Amfiteatrit.

Menjëherë pas këtij zbulimi, punimet për rikonstruktimin e qendrës u ndalën. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve do të vendosë për vlerat e pusit në qendrën e qytetit, dhe mënyrën si ai do të ekspozohet.

Pritet që pusi me gurë si ato të mureve osmane, të ekspozohet për qytetarët durrsakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat