Anri Sala fiton çmimin prestigjoz të Europës “Vincent Award 2014”, si artisti më i mirë bashkëkohor

Kultura

Anri Sala fiton çmimin prestigjoz të Europës “Vincent Award 2014”, si artisti më i mirë bashkëkohor

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 08:51

Shqiptari Anri Sala është fituesi i çmimit prestigjoz “Vincent”, një nga çmimet më prestigjoze të Europës për artin bashkëkohor.

Çmimi, i jepet Salës në mes të karrierës , ku puna e tij është vlerësuar si ” e çmuar në influencën për zhvillimin e artit bashkëkohor në Europë”.


Çmimi “Vincent” ofron për fituesin një shumë prej 50.000 eurosh, -shkruan The Guardian.


Sala ishte në garë me pesë artistë të tjerë, përfshirë edhe britanikun, Gillian Wearing.


Juria tha se kishte qenë një sfidë e vështirë për të vendosur fituesin, por përzgjodhën Anri Salën bazuar në “punën e tij sa poetike aq edhe konceptuale”


Pjesa me të cilën, artisti shqiptar fitoi ishte krjuar posaçërisht për këtë çmim dhe titullohej “Le Clash” dhe “Tlatelolco Clash” duke e çuar shikuesin në një qendër të braktisur të artit në Francë dhe në Sheshin e Tre Kulturave (Plaza of Three Cultures ) në Tlatelolco, në Mexico City, pasi sipas Salës këto dy vende simbolizojnë më së miri rënien e “Ideologjisë së Madhe”.


Tingujt që shoqërojnë imazhet e artistit janë marrë nga grupi i njohur punk “The Clash”, nga kënga “Should I stay or Should I go?, e përshtatur me një version të fragmentuar, i luajtur nga një instrument rruge dhe “music box”.


Gjatë një pauzë të gjatë në dhënien e çmimit, artisti pyeti sipas videos së krijuar prej tij dhe përmes videos; “Duhet të rri apo të iki?”, gjë që shkaktoi humor tek publiku.


Sala u shpall fitues të premten në darkë në një cermoni në “Gemeentemuseum” të mbajtur në Hagë.


Anri Sala, i cili nuk ishte prezent fizikisht në ceremoni, foli përmes një videoje duke shprehur mirënjohjen për çmimin e dhënë. “Është njëkohësisht kënaqësi që kam fituar këtë çmimin dhe pak frustuese që nuk mund të jem aty për të festuar fizikisht. Edhe pse kjo mund të jetë pak e ngjashme me punën time, ku imazhi është në një vend dhe tingulli në një vend tjetër. Edhe pse do të dëshiroja që të dy, si zëri edhe fizikisht të ishin aty me ju të gjithë. Faleminderit të gjithëve për këtë çmim”, u shpreh Anri Sala.


Benno Tempel, kryetari i jurisë ndërkombëtare, vlerësoi punën e artistit Sala duke thënë se “ Anri Sala arriti me sukses të krijonte një instalacion ku shikuesi vazhdimisht sfidohet nga imazhi, tingulli dhe lëvizja. Ai prezanton idenë e ideologjive të shkuara dhe mundësitë që ajo krijon për të ardhmen në një plan individual”,- u shpreh Benno Tempel.


Ndërsa në një deklaratë zyrtare juria u shpreh:”Në këtë edicion të gjashtë të çmimit “Vincent”, ne pamë një shprehje të fortë të instalacionit të bazuar në kohë, punë që nuk i kërkon kohë shikuesit, por i ofron kohë. Kohë për të reflektuar, kohë për tu thelluar dhe kohë për të bërë një hap në botë dhe perspektiva të reja./tema

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat