Gjashtë studentë mbështeten për realizimin e filmave nga QKK

Kultura

Gjashtë studentë mbështeten për realizimin e filmave nga QKK

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:47

Ky është grupi i parë i studentëve që përfitojnë nga marrëveshja mes QKK-së dhe Fakultetit të Arteve e nënshkruar sivjet.
Qendra Kinematografike e Kosovës do t`i mbështes studentët e degës së regjisë së filmit të Universitetit Publik të Prishtinës, për realizimin e filmave të tyre të diplomës.
Sipas një njoftimi të QKK-së sivjet filmat që do të mbështeten janë: “Sonata” nga Durim Kryeziu, “Beyond day and night” nga ZgjimTerziqi, “Sistimi Kordinatave” nga Arbresha Rubovci, “Ngjyrat e Jetës” nga More Raça si dhe filmi i studentit, Fisnik Muji me titullin “Dita e pensionimit”.
Ky bashkëpunim rrjedh nga marrëveshja që u nënshkrua mes QKK-së dhe Fakultetit të Arteve këtë vit, shkruan Kultplus.
Qendra Kinematografike e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen e studentve çdo vit dhe përveç kësaj do të bëjë promovimin e tyre nëpër festivalet ndërkombëtare si dhe do t’i përkrah ata duke i angazhuar në punë me produksionet filmike që janë të regjistruar në këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat