Posteri i Dokufest-it më i miri për vitin 2014

Kultura

Posteri i Dokufest-it më i miri për vitin 2014

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 19:55

Posteri i Dokufestit, më i miri në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava të Republikës Çeke.

Drejtuesit e Festivalit DokuFest, Eroll Bilibani dhe Veton Nurkollari, që njëherit janë edhe drejtorët e këtij festivali, kanë pranuar sot çmimin për identitetin më të mirë të festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Dokumentar në Jihlava të Republikës Çeke.

Që 13 vite që mbahet ky festival, ka dhënë vetëm çmime, ndërsa sot koha për t’u shpërblyer i erdh edhe vet festivalit.

Në një njoftim të DokuFest-it, thuhet se në dy vitet e fundit për t’i krijuar kampanjat e DokuFest-it, është kujdesur Daniel Mulloy, i cili është edhe fitues i çmimit British Academy Award.

Në edicionin e 13-të, tema e DokuFest-it ishte NDRYSHO ndërsa Mulloy e zgjodhi slloganin MOS U MSHEF.

Në njoftim, thuhet se dëshira e Mulloyt ishte të krijonte një kampanjë me rrënjë të forta në Kosovë por njëkohësisht me një lidhje ndërkombëtare.

Mulloy ka punuar me imazhet e protestave paqësore të fotografuara nga fotografi kosovar Jetmir Idrizi në rrugët dhe shtëpitë kosovare. Ai pastaj, sipas njoftimit i kombinoi ato me fotografi të forcave ushtarake, duke krijuar një tension mes ideve të perceptuara të fuqisë dhe dobësisë dhe në mes të atyre që kanë pushtet dhe atyre që nuk e kanë. Kampanja e Mulloyt u prit mirë si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera.

“Jam shumë i lumtur për çmimin dhe për imazhin pozitiv që DokuFesti dhe Kosova po e marrin ndërkombëtarisht. Kjo kampanjë i dedikohet forcës së heshtur të qytetarëve, guximi i të cilëve mbetet i panjohur përderisa ata vazhdojnë të luftojnë për ndryshim. Ju faleminderit”, tha Daniel Mulloy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat