Ndahet nga jeta aktori i njohur Fadil Kujovska

Kultura

Ndahet nga jeta aktori i njohur Fadil Kujovska

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:29

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Fadil Kujovska në moshën 63-vjeçare. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë, për kurimin e së cilës kishte shkuar në Itali.

Ai lindi në Tiranë, në 14 shkurt 1951. Studimet e larta për aktrim, i kreu në Institutin e Lartë të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar. Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Roli komik më i njohur i tij është ai me emrin Cuk, në filmin shqiptar “Dy herë Mat”.

Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit "Miq të paftuar", nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut "Ushtari i mirë Shvejk". Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit.

Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi, ishte intuitiv dhe spontan. Ai ka interpretuar edhe në filma artistikë si dhe në disa filma televizivë.

Flmat e Fadil Kujovskës:

Filumena Marturano – (2009) teatër

Trapi i vjetër – (2005)

Parullat – (2001)në rolin e Pashkut

Borxhliu – (1998)

Kolonel Bunker -(1998)

Pak freskët sonte – (1994) në rolin e kinezit

Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi

Historiani dhe kameleonët – (1989)

Shkëlqimi i përkohshëm – (1988)

Tela për violinë – (1987)

Dy herë mat – (1986). Në rolin e Cukut

Kush vdes në këmbë-(1984)

Duaje emrin tënd-(1984) në rolin e .llogaritarit

Dasma e shtyrë – (1984)

Dita e parë e emërimit – (1981) në rolin e Shoferit

Agimet e stinës së madhe – (1981) në rolin Mehill Bani, tekniku i urës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat