Festivali i 53-të i muzikës në RTSH

Kultura

Festivali i 53-të i muzikës në RTSH

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:38

Festivali i 53-të i muzikës në RTSH do të mbahet këtë fund dhjetori ku për tri netë, 28 artistë do të konkurojnë me prodhimet e reja të muzikës shqiptare.

Shpallen 28 këngëtarët në garën e Festivalit të RTSH. Mes tyre Elhaida Dani dhe aktori nga Kosova Enver Petrovci.

Festivali i fundvitit në RTSH do të mbahet nga data 26 deri në 28 dhjetor në skenën e pallatit të Kongreseve, ku për tri netë 28 artistw të rinj dhe big të muzikës shqiptare do të konkurojne për çmimin e parë të Festivalit.
Lista e këngëtarëve garues është prezantuar diten e sotme në një takim me median, ku drejtori i Festivalit Martin Leka ka bërë me dije edhe një pjesë të stafit.
Mes këngëtarëve qe do te shohim ne skenen e ketij viti, të bie në sy rikthimi i fitueses së The Voice of Italy, Elhaida Dani, ndërsa një tjetër surprizë pritet nga pjesëmarrja si këngëtar e aktorit nga Kosova, Enver Petrovci.
Zoti Leka është përgjigjur edhe në lidhje me emrin e moderators Arbana Osmani, që qarkullon ditët e fundit në media si prezantuese e këtij eventi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat