Presidenti Ibrahim Rugova ishte në brumin e popullit shqiptarë

Kultura

Presidenti Ibrahim Rugova ishte në brumin e popullit shqiptarë

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 26 tetor 2014 Në ora: 22:31

Vargje të brumosura për Presidentin Ibrahim Rugova shkruar nga Xhevat Dajaku, vëllai I Besim Dajakut , të vrarë me atentat bashkë me Bekim Kastratin, dhe varrosur Gani Geci në pritë në Skenderaj para vitesh. Po mjerisht atentatorët kriminelë dhe urdhërdhënësit e tyre nuk u zbuluan si në shumë raste të vrasjeve politike të njerëzve të rrethit të Presidentit Rugova.

Xhevat Dajaku ishte gjithashtu si i vëllai i vet Besimi i ndjerë përcjellës i Presidentit Rugova. Këtë poezi ma dërgoi enkas ta botoi në Bota Sot, I vëllai i Besimit të ndjerë dhe Xhevatit Magjistër shkencash në Gjermani, Liridon Dajaku nga Kosova.

Presidentit

Nga cila varkë yjore zbrite?
Se erdhe ashtu i përkryer
Jo thjesht i skalitur nga profetët
Jo thjesht i përgëzuar nga shenjtoret
O shkëlqim i dashurisë hyjnore qe begaton
Qe begaton në zemrat e liridashëseve
Qe begaton ne ëndrrat e fëmijëve
Qe begaton vullnetet e realiteteve prore
Se fole në emër të Zotit
Qet e urtë me zemër ngadhënjimtare
Ti o njeri Kala e papushtuar
Pse shpirtin e ke ujëvare qe freskon
Buzëqeshja e juaj i tërbon demonët
A ke influencë te Zoti thuaj per nder
Se Zoti na pa vet me sy
At tmerr, at dhimbje, at shembje
Ku toka digjej e qiejt flakëronin
Jetove bashkë me t'vërtetën e popullit
U lute për dëshirat e tij
Nuk shave por bekove
Me at gjuhen qe ke lindur
Me te flitet vetëm në parajsë
Prandaj shkëlqeu drita e lirisë
Bekuar qofsh zoti President .
Shkruar nga Xhevat Dajaku – ish përcjelljes i Presidentit Rugova...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat