“Jusuf Gërvalla” futet në mbrojtje si trashëgimi kulturore

Kultura

“Jusuf Gërvalla” futet në mbrojtje si trashëgimi kulturore

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 10:07

Me dokumentin zyrtar të Ministrisë së Kulturës, Qendra Rajonale për Trashëgimin Kulturore në Pejë e njofton Komunën e Pejës si pronare, poseduese dhe shfrytëzuese të asetit të trashëgimisë kulturore, Kino-teatri ‘Jusuf Gëevalla’, në Pejë.

Ethet se mund ta humbin objektin e kinemasë së qytetit “Jusuf Gërvalla”, e mbase edhe të privatizohet nga AKP-ja, i kanë kaluar Komunës së Pejës tek këtë muaj. Ethet ua ka larguar një miratim i Ministrisë së Kulturës, me të cilin ky objekt nga muaji tetor është futur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme.

“Për vendimin e ministrisë jemi njoftuar zyrtarisht para një jave se kinemaja është futur në mbrojtje të përkohshme si trashëgimi kulturore. Ne kemi besuar në ligjin dhe institucionet tona dhe ky vendim që ka ardhur nga ministria vërtetohet pronësia jonë që bazohet mbi ligj dhe kjo për mua është vendimtare”, tha për gazetën Tribuna, drejtori komunal i Pejës për Kulturë, Rini dhe Sport, Engelbert Zefaj.

Me dokumentin zyrtar të ministrisë që ka siguruar edhe gazeta, Qendra Rajonale për Trashëgimin Kulturore e njofton Komunën e Pejës si pronare, poseduese dhe shfrytëzuese të asetit të trashëgimisë kulturore Kino-teatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Tash në bisedë edhe me kryetarin e Komunës, sipas Zefajt do të shikohet se çka do të bëhet me kinemanë në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat