Prizreni vatër e krijuesve

Kultura

Prizreni vatër e krijuesve

Nga: Aziz Bytyç Më: 23 tetor 2014 Në ora: 14:38

Si çdo herë në kryeqytetin shpirtëror të kultures dhe tradites organizohen takime,tribuna,sesione shkencore letrare duke filluar nga Prizreni i datave historike, këtë radhë karavani i shkrimtareve të Pen Qendres së Republikes së Kosoves në bashkëpunim me Shoqaten për Kultur dhe Art "Fidani", në Prizren,në evenimentin e shejtë të kultures ,në SHKA "AGIMI' u mbajt ora letrare së bashku me krijuesit e Prizrenit.Fillimisht para se të filloj ora letrare z.Berat Batiu pjesmarresit e shumtë qe merrnin pjesë në këtë orë i pershendeti si dhe poetet e Prishtinës ku tha: gjatë viteve të okupimit kur neve mbanim takime letrare pasi perfundonim takimet thoshim,mirupafshim në Kosoven e lirë, e tani e kemi Kosoven e lirë dhe Kosoven shtet, ku dhe ia dha fjalen kryetarit të Pen Qendres z.Basri Çapriçit.

Fillimisht z.Çapriçi e pershendeti Shoqaten për Kultur dhe Art "Fidani", të cilet e mundesuan ta mbajn ketë orë letrare.Ky qytet i kultures lindi shumëfigura të mëdha të fushës së krijimtarisë letrare, ku emri i tyre triumfoi edhe në boten perendimore e deri pertej oqeanit atlantik,siç ishin Musa Ramadan dhe Edi Shukriu.Neve filluam nga Prizren ku do të mbajmë orë letrare në të gjith qytetet e Kosoves .Më pastaj foli rreth historikut të Pen Qendres pasi që edhe është kryetar i saj.Pen Qendra është themeluar në vitin 1921 në Londer të Anglis ku the degeet e saja u themeluan në të gjithë europen por edhe te ne..Pen Qendra del me moton e formimit të konceptit të një arti bashkëkohor,universal të pakufizuar,është lidhja e shkrimtarëve,poetëve e cila ofron risi krijuesve në botën shpirtërore të gjërë etike-kulturore e shoqerore.Respekti i lirë letrar,komunikim midis autorëve dhe me identitet të plot letrar global.Ndër të tjerat duke e perfunduar edhe fjalen e tij para të pranishmeve tha, për 100 vjetorin e Pavarsisë së Shqipëris mu ne këtë vend të shejtë të kultures e kemi mbajtur oren letrare kushtuar Pavarsisë së Shqiperisë me krijuesit e të gjitha viseve shqiptare.

Berat Batiu e hapi oren letrare duke i ftuar poetet qe t'i deklamojn poezite e tyre.
Me poezin e saj doli Ilire Zajmie cila para se të lexoj poezin i pershendeti vendasit e vet e cila tha se Prizreni është vendlindja ime dhe ja kam kushtuar pothuajse nje pjesë të madhe qytetit tim të Lumbardhit duke shkruar e perpikluar poezi,proz,tregime.Pas Ilire zajmit erdhi me poezit e saja figura shumë e njohur mediatike,këngëtarja me kënget e saja për Lumbardhin, për rrapin e Marashit Valentina Saraqini e cila me shumë emocione tha:Unë kur të vij në qytetin e Prizrenit në qytetin e Lumbardhit ndjehem si në vendlindjen time sepse mu ketij lumi i kam kushtuar këngë e vjerrsha.Një gjë të till zonja Saraqin tha se, poashtu kur te vij në Prizren vi dhe takohem me Lumbardhin sepse aktori jonë i madhë i botes së artit dhe skenës miku im i paharuar Bekim Fehmiu, kujtoj se trupi i tij po valon nëpër valet e ujit të lumit të qytetit.
Poashtu me poezite e saja doli gazetarja e ish kombetares Bota Sot Naime Beqiri e cil;a me shumë fjalë miradije për qytetin e Lumbardhit tha se,kudo qe shkoj këtë qytet e kam në zemer.
Gjatë këtij takim i deklamuan këta poet të shumtë të poezive si :Ujvare Fetoshi,Ajete Kovata,Osman Goranci,Mustaf Balja,Sabri Bresa,Qazim Kabashi,dhe Kujtim Paqaku.

Në fund Berat Batiu pranin e poeteve dhe shkrimtarev të Pen Qendres nga Prishtina iu uroj suksese dhe bashkëpunim ndërmjet veti, poashtu edhe Basri Çapriçi e falenderoj Berat Batiun me ketë organizim aq madheshtor me bashkangjitjen e poeteve prizrenas për t'i deklamuar poezit e tyre në këtë orë letrare shumë madheshtore.Pra Prizreni është qytet i tradites i bujaris dhe mikpritjes perfundoj z.Çapriçi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat