Gërshetë e asgjësuar në qeli i prinë cunamit poetik të Dije Lohaj

Kultura

Gërshetë e asgjësuar në qeli i prinë cunamit poetik të Dije Lohaj

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 22:11

Një vështrim vëllimit me poezi " Cunamët ua solla unë" prej Dije Lohaj

Cunamët që na i solli Shahadije Neziri- Lohaj, harbojnë rrugëve me uraganin e melodive të çmendura në identitetin e therrur. Klithjet, mesazhet dhe gërsheti i asgjësuar në qeli, i bëjnë që të rrëshqasin nëpër urat e skuqura të ferrit duke i dhanë lamtumirën shpirti-shpirtit të gozhduar vet ose me porosi të perëndisë. Të sfilitur, me shekuj bredhin shtigjeve me një copë mallë në sy. Udhët e atdheut ikin plagëve të reja/ e Gjergj Elez Alia lidhë plagën e dhjetë/.
Në epiqendrën e Cunamit përjetova kufijt dhe mesazhet e valëve poetike

Nën retë e dendura të patriotizmit zgërdhihen rreshtat me hienat/ me ethet e lirisë pas vajeve të trishta/ mortjeve të shpresës/. Këta, gërryejnë eshtrat dhe shpirtin e zemërvrarit e ne spektatorët çuditërisht i përcjellim në heshtje... Në muzg, barrë e dhembjeve të gjakut përplaset kolltukëve të mëndafshtë dhe ulet këmbëkryq te oxhaku.Të lodhura prej premtimeve pa bosht, vitet e paqes i gërryejn plagët kurse liria i përtyp dhembjet me dolli gjaku.

Një kurorë e vdekjes më e mirë se plaga, gropon e merr buzëqeshjen, fëmininë, rininë dhembjet...dhe i dërgon në vendet ku mungon liria. Varur në litarin e ndjenjave, kërkojnë sytë e Homerit / nëpër labirinte legjendash të reja/ heshtur rrëshqet/ gjurmëve të syrit të shtatë blu/ lënë nga patkonjtë e kalit trojan/ me pranga në duar, kuturu nëpër hijet e botës.

Rreth kullës / qelur kan trëndafila me gjëmba/ /të mbledhën kurorë/ t`i dërgohen armikut nëpër shekuj/ apo të pritet zjarr i vatrës arbërore/ ku edhe hiri bënë dritë në çdo pore/ ...marrin me vehte edhe zërin dhe shpirtin e çlirimtarit prej varrit tek i drejtohen veshit të shurdhët, me komentin që është i tepërt!

Në rrudhat e nënës Cunamët prekin pritjen e stërzgjatur dhe dëshirën e fundit për rizgjimin e trupit të saj fare të shpenzuar/ të lodhur/të dërmuar. Nëna ka vendosur që mos te mbyllë sytë para se të takoi dhe ti jap bekimin per herë të fundit fëmiut që tani ka sjellur vet fëmij në këtë botë pra dhuratës që e solli vet me bashkshortin e saj në jetë.

Në valët e Cunamit më preku mesazhi i gërshetës shotëgaliciane të Dijes

Poetën, tek grimëcon thonjët e saj, në mbretërinë e pritjes e mbulojnë sakaq Cunamët dhe uraganët, ndërsa / poshtë një shkëmbi/ tek rridhte akull nga një gurrë/ djali e donte Zanën/ e Zana tretej në gurë/ në vendin ku ranë vëllezërit/ mbinë Bjeshkët e Nemuna/. E sfilitur, me shekuj bredhë shtigjeve me një copë mallë në sy përderisa udhët e atdheut ikin plagëve të reja/ e Gjergj Elez Alia lidhë plagën e dhjetë/. E përcjellur/ rrethuar prej engjëjve që ethshëm nanurisnin kohën e djepit /Rozafa skërmiste dhëmbët/ gjiri pikonte qumshtin foshnjës/ shtërnguar mes palë muresh të ftohta/.

Vargjet e zeza bashkohen me psalmet për lirinë. Në këmbët e stërlodhura, gishtërinjët e mekur nëpër vitet e rrebeshta i regjistrojnë plagët dhe shekujt në lëkurën tonë të regjur...Skllavët e moralit, brenda për brenda hirit të zemrës së dhunuar. me unin e copëtuar, mundohen të kapin dritën. Me akuzën e dhimbjeve mes rrebesheve dhe psherëtimave martirizohet virgjëresha tek përmbytet si imazh shkrumbi e gjaku e mbështjellur me dhimbjen e trishtë të shpirtit.

Çast i rrallë i shijimit të vargut më zuri për dore në muzgun e përndezur dhe të hënëzuar nën qiellin e errësuar. Hapat perënduan por iluzionet qanë tutje horizontit bashkë me yjet. Nuk me duhej dritë se cunamët më bënë natën ditë, m'u në rrugën e ferrit...

Biografi e shkurtër e poetës

Shahadije Neziri – Lohaj u lind në Shkup. Me familjen e saj të gjerë dhe të ngushtë jeton dhe vepron në Ferizaj. Është profesoreshë e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Ka të botuar edhe librin poetik “Ëndrrat për atdheun".

Dije Neziri- Lohaj, "Cunamet ua solla unë", Vëllim me poezi- Ferizaj 2013, Redaktor Marin Kelmendi, Recensent Erget Cenolli, Ballina Berat Thaqi, Shtypshkronja Litografia- Gjakovë

Xhevat Muqaku, 22.10.2014 në Singen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat