Metafora e lirisë

Kultura

Metafora e lirisë

Nga: Aziz Bytyçi Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:09

Gëzim Ajgeraj poet,shkrimtar dhe krijues i mbi pesdhjetë titujsh librash të botuar deri tani në moshen 47 vjeqare, jo vetem poezi,proz,ese,tregime e romane por ai tani hyre edhe me shkrime të thella botimesh shkencore.Gëzim Ajgera që si nxënës i shkolles së mesme iu desht ta lëshoj vendin nga UDB ja e atëhershme sepse ishte aktivist i rryer i çështjes kombëtare me aktivitetet e tija të pa trembura për lirin e vendit.Ai qysh në bankatë e shkolles fillore, filloj të shkruaj poezi,tregime për rilindasit tonë të ndritur,për Vrrinin e tij të lindjes për Prizrenin e më gjërë.Pasi u detyrua ta leshoj vendlindjen ai shkoj në Zvicerr, ku puna e tij e palodhshme për t,i sherbyer atdheut nuk u ndal deri ma arritjen e lirisë.Gjatë këtij viti me punen e pa lodhur të tij dhe me mendjen e thukt të tij arriti t,i botoj 17 libra të zhanëreve të ndryeshem.Z.Ajgera këto ditë gjindet në Kosovë, i cili nuk pushoj së shkruari por thesarit ton të letërsisë ia shtoj edhe nje botim të librit, i cili e botoj librin e radhës ''METAFORA E LIRISË'', vështrim rreth krijimtarisë së Bedri Halimit.
Gëzim Ajgeraj tha: Si shkrimtar e poet,nuk kisha vështirësi të shkruaj për veprën e publicistit dhe shkrimtarit Bedri Halimi,sepse duke e njohur nga afër autorin, si dhe veprën e tij të cilen e kam përcjellë në vazhdimsi gjatë këtyre dekadave krijuese,por edhe aktivitetin dhe veprimtarinë e tij për çështjen madhore kombëtare,kjo më bën të priviligjuar në këtë studim.
Në vazhdim z.Ajgera potencoi se,nëse kemi arritur të zberthejmë veprën krijuese çfarë do të themi në këtë fillim për rrugën jetësore dhe artin poetik të tij.Për Bedri Halimin, koha dhe vargu janë mishërim i pandashëm i shpirtit të tij,dhe përpjekja që përmes vargut për ta mundur atë.Këto dy nocione,këto dy metafora në këtë rast për ne, si ende të pa zbërthyera, janë gjithmonë në luftë me njëra tjetrën, se cila do ta mund atë, a heroi apo viktima në mes është vetë poeti.Në qoftë se për poetin koha ishte tepër gllabëruese,e pamëshirshme,shtypëse,prangosëse e vrasëse, vargu ishte arma me të cilën ishte vënë në përballje me të ndersa metafora ishte mburoja prapa së cilës ishte vet poeti.Dhe e gjith kjo luft me kohën, e kërkonte sakrificën,heroin e saj,personalitetin i cili do të përballej me të nëpër të gjitha fushëbetejat, ku e kërkonte ajo.Edhe në qoftë se koha herë herë e zbehte atë , e rrëzonte në pamjen e parë,në vizionin më të gjatë, ai ringritej,s'nënshtrohej, për të vazhduar në frontet e reja në arenat e mendimit dhe veprimit.
Në fund autori i librit Gëzim Ajgera, i cili në këtë libër e bëri vështrimin rreth krijimtarisë së Bedri Halimit tha se: do të ndalem këtu, tek fundi i errësirës dhe agu i dritës, si mision i arrirë i synimit të idealistit dhe poetit, në mënyrë që koha e mëvonshme e lirisë,të zberthehet përmes recensioneve për vargun dhe krijimtarinë poetike,publicistike e letrare të Bedri Halimit.
Vlersime rreth librit poetik dhanë disa njerëz me emra të njohur të letërsisë sonë ku një nder ta ishte pro.dr.Yrjet Berisha i cili tha se:Karakteristikë e librit të Bedri Halimit është shprehja e ideve dhe e ndjenjave përmes një pasqyrimi rrënqethës të kohës sonë të shprehur me një tekst të mbarështruar në mënyrë konstruktive,por edhe me një ton kritik,fishkullues,kamxhikosës,me ironi therrëse,por edhe protestë përbuzëse ndaj ushujzave,kameleonëve,butakëve etj.,të cilët pa vetëdije ose me të ia shitën shpirtin barbarëve në mënyrë të verbër.
Nga Mehmet Kajtazi:Vlersime rreth librit poetik ''Ditar Dardanie'',poezia e Bedri Halimit është më shumë prozë poetike e një të riu që ka depërtuar në labirinte të jetës, jo pët të dalë nga to me xëc mbi sy,por i pajisur me shkrim të drejtë mu në gjirma të zemrave të Dardanisë së moqme dhe të njerzve të saj të tashëm.Filozofin e jetës nuk e pasqyron poeti në vargje që dalin nga librat e teorisë së letërsisë, por në vargje që rrjedhin pikërisht nga zemrat.
Rreth librit ''Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj'', i autorit Bedri Halimi, një analiz nga Mirsad Kuteli: të shkruash për dëshmorët e një kombi është nder më i madh që i bëhet atij kombi, ngase dëshmorët janë të nderuar e lartësuar. Autori i librit i është qasur në mënyrë historike e shkencore kësaj çështje, duke bërë një rezyme të ngjarjeve, në mënyrë të veçantë bënë një ndarje të periudhave më të rëndesishme gjatë historis kombëtare, në krahinën e Opojës.Libri do të shërbejë si dokument, dëshmi e historisë ndër breza perfundoj Kuteli.
Reth krijimtarisë së Bedri Halimit shumë emra të njohur në boten e shkrimeve shqipe i dhanë analizat e tyre rreth krijimtaris së z.Halimit i cili ka nje bagazh të madh titujsh libra të botuara.

Ti atje,nga dhimbja e mallit tim,
Nga plagët që ende na rrjedhin kullave
M'i këndon kënget e jetës plotë shpresë
E shpirtin e ndezë kandili për dritën e të nesermës
Vëlla i gjakut të pendës, e idealit
E di në ç'zjarr vlon muza e mendimit
E di, se plagën,të freskët ende e kemi
Deri sa edhe eshtrat,s'ia kemi mbledhë...

Në fund mbetet që Gëzim Ajgeraj, këtij djali mendjeprer nga Malsia e Vrrint t,i urojm shëndet dhe jetë të gjatë për pasurimin e thesarit në letërsi me titujsh të shumtë të arritur në këtë mosh ende të re dhe shpresojm qe ai nuk do ndalet deri në fund qe tna dhuroj edhe tituj tjer të librave si në fushen stilistike të poezis e prozes por edhe të botimeve të studimeve shkencore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat