Erjon Zeqiri hapi ekspoztën me piktura

Kultura

Erjon Zeqiri hapi ekspoztën me piktura

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 14:26

Ka zgjuar interesim të madhe ekspozita e nxënësit dhjetëvjeçar, të klasës së pestë të Shkollës fillore “Skënderbeu”, në Mitrovicë, talentit më të madh deri tash në qytetin buzë Ibrit, Erjon Zeqiri, e që ishte ekspozita e parë e këtillë e mbajtur ndonjëherë në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Ishin 60 piktura me mesazhe të ndryshme, që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga një numër I madh I

artdashësve, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, nxënës, mësues, prindër, të rinj dhe qytetarë të tjerë. Shikuesit I entuziazmoi edhe me shumë shpjegimi I mesazheve të pikturave nga vet Erjoni.

Kryetari I Komunës, Agim Bahtiri, than ë fillim se nuk ka se si të ndihet njeriu, përveç se i lumtur dhe krenar, kur sheh piktura të shkëlqyeshme, plotë imagjinatë, të një nxënësi dhjetëvjeçar.

Ai e ka përgëzua dhe falënderua shumë Erjonin që dashamirëve të artit jua ka dhënë këtë mundësi që të shohin piktura shumë të bukura, nga të cilat rrezaton fuqishëm talenti i tij.

“Prania ime këtu, por edhe e drejtuesve të arsimit të komunë dhe të tjerëve, tregon për vendosmërinë e institucioneve të pushtetit lokal për të mbështet talentët, në komunën e Mitrovicës, jo vetëm nga kjo fushë e artit, por edhe në të gjitha fushat tjera dhe në sport, sepse dihet mirëfilli se investimi në fëmijë, do të thotë investim për të ardhmen e tyre dhe të vendit”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri u shpreh të jetë i impresionuar me atë që pa dhe me morinë e cilësinë e punimeve të Erjonit, për të cilin tha se meriton lëvdata për punën

që ka bërë dhe për mesazhet e shumta e të ndryshme që i ka sjell për të gjithë, pra për nxënësit, prindërit, mësuesit, politikanët e të gjitha shtresat tjera.

Piktori i njohur nga Mitrovica, Tafil Peci, tha se padyshim, është kjo një ekspozitë e një talenti të jashtëzakonshëm, i cili premton shumë, pasi që është i bindur se emri i Erjonit do të dëgjohet edhe përtej hapësirës mbarëkombëtare.

“Talentin e tij Erjoni e shpreh me vija dhe ngjyra, duke paraqitur një botë të pastër fëmijërore të pa ndikuar nga të tjerët, duke trajtuar format me vija e ngjyrë, ndërsa që anën tematike e ka shumë të fuqishme”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Mitrovicës, Ajmane Barani, tha se komuna do të bëjë çmos që të krijoj kushte për zhvillimin e fuqishëm të talentëve çfarë është Erjoni. Ajo dhe kryetari Bahtiri i kanë nda Erjonit një mirënjohje dhe një emblemë të qytetit të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat