Poezi

Kultura

Poezi

Nga: Ismet TAHIRAJ Më: 19 tetor 2014 Në ora: 20:36

PËRPLASJE…
Eci nëpër fjalët e tua
Eci
Shkundi fërkemet
Plisat e dheut
Si lule gomari përroit.

Mbi folmet tua
Mbushullon kreka,
Me vrima, në vrima
sy djalli. ore.

Nuk ndalem
Vazhdoi aterrimin,
Në bebëzën e dritës.

Kur shoh
Tulipan veshur
Trupit tënd.

Me kërcitje gishtash
Kursen nofullat
Djajtë tremben.

Xixëllon ,shuhesh
Si cigarja
Nëpër terr.

Kur përplasesh në mua
Përplasjen e derdh…

DARDHA
I prenë
Oshafin e parë
E migroi
Ne cezarike.

Nuk pikoi lëngë
Pikoi lot.

U tha u vyshkë
U vërsul në kazan.

S’ka më fjalë hamgjitje
As n’ fyt nuk ngec.

Erërat e mëdha
Ia trodhën bishtin.

Mbrapa e ka
Veç birën e mishit… pa nda.

NËPËR HAVAN
Gjyrykut fryma
Drojë i del i blertë,
E hukama trallise
Djersinë balli

Me tutje në havan
Grihet bajgë gomari.

Mos merr ne thua
Kur vihet i pa fshehur gardhi.

Ne thundër cjapi
Hapet smeraldi…

MBËSHTJELLË ME MALLOTË
Kanë pruar
Një mallotë
Njerëzia e kanë pruar.

Ta mbështjellin kosin
Që leu mbrëmë
Midis këmbëve te gruas
Plagën e kuqërremët.

Kanë pruar mallotën
Plaga nuk shërohet .Kurrë.
O zot kurrë mos u shëroftë
Ëndrrat na zhdehën
Fund e krye baltina humor
Na heq zdralën
E vjetër nëpër brendi.

Kanë sajuar tregimin
Për shkallën e mbërritur
Dhe dërhemët e qeneve
Në sojin tjetër njeri.

Më një mallotë
Mbështjellë
Artikulli i vjetër
Për të mos u mërdhi.

Lëpirja e dhisë
E ka ngrohur
Si soba me prush
Si pushka ndër krushq.

Po etjen si me skafit
Ujë na lagë
Mallota pikon fjalë
Vadat s’dinë për t’u ndalë.

E kanë pruar mallotën
Në këndin e shtëpisë
Ku krahu do herë i pulës
Hise i vinte fëmijës
Vetëm fëmijës.

Tani më mallotë
Janë mbuluar asqerë
Që kurrë ditën
Nuk kishin sherr.

Natën e përgjaknin
Nuk shiheshin fare
Thyenin kocka
Veç sa për idare.

Të mbufatur në sy
Të lodhur në mërrola
Në emër te popullit
Letër te bardhë me shkrola.

Mbështjellë më mallotë
Tërë trupin tonë
Kur kikirikë bëheshin
Eshtrat e njomë.

Më ikë dhisë
Prej bishtit te saj
Kurrgjë në thes
Thepa te shkëmbinjve për skaj

Pa përmendim dielli
Mallota vije
Veç në fillim
Prillli….

SAMUELI
Samuelin e lash
Të flejë në kurtinë
Më një kothere në xhep
Pa xhelatinë.

Shefqeti iku
Nëpër Danub
Si hija e vet e vjetër.

Samuli u rritë
Me këpucë alpine
E këmishë triko
As gjë më tjetër.

Bëri pronari fjalë o fjalë
Dhe kurtina
U skuq prej marrës.

Samueli s’kishte faj
S’ishte tjetër djalë
Dy herë te vetëm
Kishte shkelur
Në Dardaninë përrallë

E Shefqeti iku
Nëpër Danub
Për t’u parë i urtë
Në tabut..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat