Xhamia monument

Kultura

Xhamia monument

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 09:47

Para pak ditësh në fshatin Hoçë e Vogël në komunën e Rahovecit janë përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Por kjo nuk është e gjithë historia e këtij fshati. Gjurmët e saj janë shumë të hershme. Hoça si emërtim përmendet në dokumente historike të shekullit XIV-të. Sipas regjistrimit të vitit 1528 Sanxhaku i Prizrenit kishte tri kaza: Prizrenin, Trgovishtën dhe Hoça e Vogël.
Gjatë këtij intervali kohor nahija e Hoçës, të cilat i përfshinte shumicën e vendbanimeve të komunës së sotme të Rahovecit, kanë qenë të përfshirë në Sanxhakun e Prizrenit. Ndërkaq, gjatë vitit 1591 të gjitha vendbanimet e Anadrinisë kanë qenë nën sundimin Administrativ të nahisë së Hoçës së Vogël në të cilin kanë ekzistuar 96 fshatra.
Më vonë, gjatë shekulli XIX-të, kur bëhet themelimi i bajraqeve në Rahovec si qendër administrative, përfshihet edhe Hoça e Vogël. Komuna e Rahovecit ruan historinë me shumë të gjetura arkeologjike. Njëra nga gjetjet më të famshme në këtë rajon, është Altari Romak i Sakrificës. Banorët e fshatit Hoçë e Vogël, duket të jenë mjaft të vetëdijshëm sa i përket trashëgimisë kulturore dhe rëndësisë së saj për historinë e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat