Miti i pavdekshëm i Sherlock Holmes

Kultura

Miti i pavdekshëm i Sherlock Holmes

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 08:17

Kur kanë kaluar plot 125 vjet nga shfaqja e tij e parë në letërsinë ‘fiction’ mund të thuhet se Sherlock Holmes është i famshëm edhe sot, njësoj si në epokën viktoriane.

Për të celebruar krijimin e detektivit të krijuar nga pena e Arthur Conan Doyle, këtë fundjavë hapet në Muzeun e Londrës një ekspozitë që tregon historinë e një prej personazheve më të famshme të librave, serialeve televizive dhe filmave.

E titulluar “Njeriu që nuk jetoi dhe që nuk do të vdesë kurrë”, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 prillin e ardhshëm.

Në të objekte nga e gjithë bota të lidhura me historinë e detektivit, si faqja e parë e dorëshkrimit origjinal “The Sign of Four” (Shenja e Katrës), që ka udhëtuar nga Kalifornia në Londër.

Përveç kësaj, atje do të jenë edhe piktura, fotografi, objekte që i përkisnin Conan Doyle dhe palltoja që vesh aktori Benedict Cumberbatch, që interpreton Sherlock në serialin me të njëjtin titull të BBC, që ka korrur sukses në mbarë botën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat