​Shkrimtari sllav: Serbët, të paaftë për paqe me fqinjët

Kultura

​Shkrimtari sllav: Serbët, të paaftë për paqe me fqinjët

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 08:09

“Serbët nuk kanë haber për politikë, nuk kanë haber për kompromise, sepse nuk kanë diplomaci, nuk dinë çfarë është dialogu, theren për territore, janë të paaftë në paqe me fqinjët. Qosiqi, si një njeri mbimesaratisht i pandershëm, është një pafundësi e keqe. Qosiqi nuk paraqet përjashtim, sepse të tillë janë në shoqërinë serbe shumica e intelektualëve. Ai është një disident i rrejshëm....

Vuajtja që ndodh diku tjetër ose në afërsinë tënde, duhet të jetë gjithashtu vuajta jote. Ndonëse krimi nuk vjetrohet, është humbur rasti që Dobrica Qosiqi të gjykohet si një kriminel lufte. Po qe se Serbia do të hynte në Bashkimin Evropian, modeli i të menduarit do të mund të ndryshonte diçka për nja 5-6 dekada. Unë u përkas atyre që më duan dhe nuk u takoj atyre të cilët unë nuk i dua. Pa një qëndrim kritik ndaj kombit vetanak, humb vetë kombi dhe mbyllet në një bashkësi të izoluar, të vetëkënaqur. Libri është diçka i hapur, kurse literatura diçka e padefinuar. Gjithkund, intelektualët janë mbi masën, në Serbi ata janë vet masa”, këto janë disa fjalë nga intervista e shkrimtarit sllav, që tashmë konsiderohet kroat, serb, malazez dhe sheh në kontekste histori “biografinë” e një vendi që nuk gjen paqe me fqinjët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat