Mbrohen 1441 asete të trashëgimisë kulturore

Kultura

Mbrohen 1441 asete të trashëgimisë kulturore

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 12:31

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar dje vendimin për miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme. Lista përmban 1441 asete të trashëgimisë kulturore.
Në listën që është hartuar nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave - Projekteve Restauruese - Konservuese të Trashëgimisë Kulturore, Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, si dhe institucionet e tjera të trashëgimisë kulturore vartëse të MKRS-së, janë 49 asete të reja të trashëgimisë kulturore, 44 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkitekturore, 3 në kategorinë e trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe dy në kategorinë e trashëgimisë kulturore të luajtshme.
Ministri Krasniqi, nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. “Miratimi i Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme tregon përkujdesjen e shtetit ndaj trashëgimisë kulturore. Padyshim është shumë e rëndësishme që pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore, Kuvendi i Kosovës të marrë vendim shumë shpejt për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, institucion që edhe do të udhëheq punën në hartimin dhe miratimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat