Loja Tetris do të bëhet film

Kultura

Loja Tetris do të bëhet film

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:54

Sapo u mendua se rikthimi te video-game-t klasike nuk mund të vazhdohej më nga industria e filmit, një tjetër përshtatje nga loja në film duket në horizont.

Kësaj here është fjala për lojën klasike Tetris, me blloqet e pafundmë që bien për t’i rregulluar në formë muri, e cila po kthehet në një film aksioni nga grupi që ka prodhuar seritë e filmave Mortal Kombat.

Megjithëse ende askush nuk ka nënshkruar për të luajtur në film, producentët e Threshold Entertainment tregojnë se i kanë të gjitha idetë për ta sjellë në ekran.

‘Është një film gjigant, fantastiko-shkencor,’ tha kreu i kompanisë Larry Kasanoff. “Por nuk do të ketë ë bëjë shumë me forma gjeometrike”.

‘Ne kemi prapa një histori, atë të Tetris, që e bën filmin shumë më imagjinativ’.

Producentët nuk zbuluan shumë detaje për rrëfenjën e tyre të re, por dashamirësit sigurisht që janë bërë mjaft kuriozë.

Loja origjinale Tetris u krijua nga talenti i kohës sovjetike Alexei Pajitnov, dhe u publikua në vitin 1984 duke u kthyer menjëherë në një ‘hit’ me kompaninë Nintendo GameBoy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat