MKRS ndanë edhe 80 mijë euro për përfundimin e punimeve në Koloninë e Artistëve‏

Kultura

MKRS ndanë edhe 80 mijë euro për përfundimin e punimeve në Koloninë e Artistëve‏

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:12

​Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë edhe 80 mijë euro për përfundimin e punimeve në objektin e Kolonisë së Artistëve në fshatin Bardhosh të Komunës e Prishtinës.
Për këtë sot, Sekretari i Përgjithshëm, Veton Firzi ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Gani Dulin nga Qendra e Arteve të Kosovës, njofton MKRS.

Përmes Memorandumit, mjetet financiare në vlerë prej 80 mijë euro do të shfrytëzohen për ndërtimin e mbulesës (kulmit) të objektit të Kolonisë së Artistëve.

Sekretari Firzi tha se më këtë MKRS po e tregon edhe një përkushtim për të krijuar sa më shumë hapësirë për artistët. Ai tha se rritja e mbështetjes për skenën kulturore të pavarur do të vazhdojë.

Nga ana e tij, Gani Duli falënderoi MKRS-në që ka qenë mbështetësi kryesor në krijimin e kësaj hapësire mjaftë të rëndësishme për artistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat