Mbrëmjë poetike në Ferizaj me moton “100 Mijë Poetë Për Ndryshime”

Kultura

Mbrëmjë poetike në Ferizaj me moton “100 Mijë Poetë Për Ndryshime”

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 14:42

Të shtunën në Ferizaj u organizua mbrëmje poetike me moton “100 mijë poet për ndryshime” ku morrën pjesë krijues nga Ferizaj,Vitia,Istogu,Mitrovica,Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ky manifestim u organizua në ditën kur në të gjitha vendet e botës tubohen poetë,shkrimtarë,artistë,piktorë dhe njerëz të artit.
“Është ky manifestim ku edhe ne në Ferizaj ,si tri vite më parë edhe sonte të jemi pjesë e zërave që hedhin mendimin dhe dëshirat në univers duke thirrur për të Mirën,Paqën dhe Mirëqenjen për të jetuar më dinjitetshëm” tha në fjalën hyrëse organizatori i kësaj mbrëmje Menduh Leka.
“Qyteti i Ferizajt është i pari në Kosovë që nga viti 2011 i’u bashkangjit manifestimeve të tilla nga një grup i poetvëve të vullnetit të lirë. Është manifestim që motoja e tijë tregon se mbi 100 mijë poet kërkojnë ndryshime positive në çdo aspekt të jetës shoqërore,ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit” tha Leka.
Për të marrë pjesë në këtë manifestim kishte ardhur edhe Adriana Istrefi nga Durrësi, përfaqësuese ndërkombëtare e Organizatës Botërore të Poezisë në Amerikë.
Por fjalët se vërtet poetët janë një hap para politikës i vërtetoi poeti nga Rozhaja i cili përveq tjerash paraqiti edhe gjendjen e popullit shqiptar në Mal të Zi ,Ali Daci.
“Për tu dhënë një pasqyr më të kjartë se deri ku kan mbrri politkat qeveritare,okupuese dhe padrejtësive ndaj shqiptarëve po u them vetëm një fakt.Unë jam kujdestar i vetëm një nxënësi në klasën e shtatë.Besoj që kjo është mjaft të tregohet se deri ku e kan pru politikat diskriminuese dhe hegjemoniste sllave popullin shqiptar në këtë pjesë” tha Daci, autor i tri vëllimeve të botuara dhe Themelues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve “ në Rozhaj.
Edhe Flora Peci nga Mitrovica,autore e dy vëllimeve poetike kishte ardhur të marrë pjesë në këtë mbrëmjë poetike.
“Vijë nga Mitrovica, nga qyteti që e ndanë lumi i Ibrit, lum i cili pikon gjak” tha Peci duke përshkruar gjendjen e qytetit ku jeton ,para se të lexonte poezitë e saja të cilat u përcollën vërtet me interesim.
Nuradin Ymeraj kishte marrë rrugë nga Istogu që ti bashkohej kësaj mbrëmje,të shkëmbente mendime dhe përvoja më poetët nga vise të ndryshme të shqiptarisë.
Por do tu mbeteshim borgj sikur mos ti përmendim edhe gjithë ata krijues ferizajas të cilë vërtet i dhanë kuptim kësaj mbrmje.Ishin aty,Qëndresa Halili,Dije Lohaj,Xheladin Rexhepi,Rreze Abdullahu,Kemajl Aliu,Lirije Asllani,Mirlinda Koxha,Kaltrinë Lohaj ,Rije Hashani ,Menduh Leka dhe musafirja nga Vitia Zymrije Salihu.
Ishte një mbrëmje poetike ndryshe nga ato që mbahen zakonisht, e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë nga organizatori ishte paraparë në formë bisedime dhe shkëmbim të përvojave dhe përshtypjeve ,për të vazhduar me pjesën e dytë , leximin e poezive.
Ky organizim i kësaj mbrëmje ishte mbështetur nga kryetari I Komunës së Ferizajt Muharrem Svarq i cili në pamundësi për të marr pjesë kishtë dërguar përfaqësuesin e tijë nga kultura që në emër të tij të përshëndes këtë takim,z. Sabri Pajazitin./FerizajPress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat