Bozdo në ceremoninë e hapjes së javës së arkitekturës

Kultura

Bozdo në ceremoninë e hapjes së javës së arkitekturës

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 17:53

Ceremonia e hapjes se javes se arkitektures ne Tirane i sherbeu nenkreytarit te Bashkise Enno Bozdo ti drejtoi edhe njehere apelin e tij qeverise per te zhbllokuar projektet e rendesishme ne Tirane. Plani rregullues i jep zgjidhje afatgjate ceshtjes se trafikut permes ndertimit te terminalit multimodal, por puna per te nuk mund te nise megjithese projekti eshte gati.
“Është një projekt që për mendimin tonë i jep një zgjidhje çështjes së trafikut të qytetit në dekadat që vijnë, i kursen qytetit ndotjen, bën të mundur ofrimin e shumë shërbimeve për të gjithë qytetarët e Tiranës apo jo dhe të cilët kanë punë me Tiranën, do të jetë një nyje, një hap, një pikë e vetme hyrëse - dalëse nga qyteti dhe e rendit Tiranën më së fundi në ato kryeqytete europiane të cilët kanë një strukturë të tillë. Edhe ky projekt, për arsye që nuk kanë lidhje fare me këtë konferencë, me Bashkinë e Tiranës apo interesat e qytetarëve vazhdon të mbetet i bllokuar dhe ne shpresojmë se edhe këtu kokëfortësia e qeverisë, pa dashur të politizoj asgjë, të marrë fund në një çast të caktuar. “
Mosdakordesia mes bashkise dhe qeverise mban peng edhe ceshtjen e pastrimit te qytetit dhe menaxhimit te mbetjeve.
“Ne kemi tani një projekt konkret, të mbështetur nga IFC, Banka Botërore, me konsulencën e këtyre të fundit dhe shpresojmë që mosdakortësia deri më tani e qeverisë për ta miratuar një plan të tillë, të përfundojë, çka do të thotë që me një kosto zero shtesë për qytetarët e Tiranës, ne do të mund t’u ofrojmë një shërbim shumë herë më të mirë, jo vetëm të pastrimit të qytetit por edhe të edukimit qytetar, duke filluar me ndarjen në burim të mbetjeve deri tek përpunimi përfundimtar, në vend-depozitimin e Sharrës, duke ofruar edhe një vend-depozitim të ri që do i shërbejë qytetit edhe për 25 vitet e ardhshme dhe kësaj unë i them një përqasje të zgjuar për të ofruar një zgjidhje afatgjatë për Tiranën, sado e madhe të bëhet ajo në dy apo tre dekadat në vijim, bashkë me ndarjen e re territoriale.”

I bllokuar mbetet edhe projekti i bulevardit te ri i cili zhvillon ¼ e Tiranes dhe i shton kryeqytetit 300 mije meter katror gjelberim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat