Ekspozohen fotografitë e oficerëve e pilotëve shqiptarë që mbrojtën Australinë

Kultura

Ekspozohen fotografitë e oficerëve e pilotëve shqiptarë që mbrojtën Australinë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 15:25

Shoqata e Grave australiano-shqiptare në Melbourne ka hapur ekspozitën “Kurbet”. Ajo ju kushtohet shqiptarëve të parë që kanë shkuar në Australi.
Lajmin e ka dhënë në Facebook, ambasadori i Kosovës në këtë vend, Sabri Kiçmari. Ai ka thënë se ekspozita është pasqyrim i jetës së shqiptarëve në Australi dhe kontributit të tyre për ta ndërtuar këtë vend të bukur.
“Në mes të qytetit të Melbournit, në Federation Square, për dy javë me radhë do të qëndroj e hapur kjo ekspozitë”, ka thënë Kiçmari, teksa ka cilësuar si të veçanta fotografitë e oficerëve dhe pilotëve shqiptarë në Darëin gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadrin e Ushtrisë së Australisë në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Australisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat