Shqipëria në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Helsinki

Kultura

Shqipëria në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Helsinki

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 14:51

Për herë të parë Shqipëria prezantohet me dy filma artistik në një festival të rëndësishëm si Helsinki International Film Festival – Love & Anarchy, i themeluar në vitin 1988.
Filmi "Bota" me regji të Iris Elezit dhe tomas logoreci dhe filmi agon me regji nga Robert budina, dy prodhimet më të fundit të era film që u shfaqën në seksionin e filmave nga Ballkani.
Ky seksion eshte mbeshtetur nga Komuniteti Europian, me rastin e zgjerimit te tij me vende nga Ballkani, per njohjen e kultures, konkretisht kinemase se vendeve te Ballkanit.
Kjo forme qe Komuniteti Evropian ka zgjedhur per te njohur popullsine e vet me kinemane e ketyre vendeve e cila shpreh shpritin e vendeve te Ballkanit per kohen qe jetojme, tregon se sa e rendesishme eshte kinemaja per ta integruar vendin sa me shpejt ne Evrope dhe rendesine e madhe qe kjo i jep asaj.
Keshtu integrimi i pare qe Shqiperia do te kete me Evropen do te vije permes kinemase se saj, kultures, per te pergatitur terrenin per te qene pjese zyrtare dhe integrale e Evropes pas disa vitesh.
Filmi "Bota" deri me tani ka qene ne festivalet e Karlovy Vary Ceki, ku u shpall filmi me i mire dhe fitoi cmimin "Fedeora" ne seksionin ”Lindja e perendimit” Eurasia Kazakistan, dhe pret te shfaqet, Hesinki Finlande, Cottbus dhe Braunschweig Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat