Vështrime rreth librit „Në ankthet e Goli Otokut“ të Osman Kokës

Kultura

Vështrime rreth librit „Në ankthet e Goli Otokut“ të Osman Kokës

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 17:04

Fatkeqësia e shqiptarëve dhe tragjedia e jetës së tyre shënohet në mënyra të dhimbshme dhe me përmbajtje të tmershme, që vetëm historia mundet t’ia numërojë dhe ruaj plagët e shpirtit dhe trupit të qenjës njerëzore.
Askush nuk mund të imagjinoj lehtësimin që mund ta sjellë koha dhe anashkalimin e kësaj situate, vetëm ata, si qenje të çelikosura që i përjetuan vuajtjet dhe ankthet e burgut të Goli Otokut, e kishin ndjenjën e shpresës, se një ditë „ky terr i zi“, do të mbetët vetëm një muze i kriminelëve të çmendur sllav, i torturës më çnjerëzore në historinë e njerëzimit, ndonse enkas për shqiptarët, të cilët nuk kërkuan më shumë se lirinë e tyre.
Totrturat që i përjetuan një numër i madh i shqiptarëve në burgun famëkeq të Goli Otokut, ishte eksperienca të cilën këta njerëz nuk e kaluan lehtë, dhe as psikiatri nuk mund ti ndihmonte, që ta kapërcejnë vorbullën e traumave, por vetëm karakteri i fortë njerëzor do të gjente vullnet dhe fuqi të përballonte, duke lënë mbrapa përjetimet, duke menduar të ardhmën si një ëndërr e mrekullueshme.
Duke bërë një vështrim të librit „Në ankthet e Goli Otokut“ të Osman Kokës, përjetimet dhe vuajtjet e autorit, është tepër tmeruese, përshkak të cilave njeriu më mirë do kishte dëshirë të fshihët, apo të zhduket nga rrethi, që të mos e përjetojë golgotën e kryqit, apo të mos jetojë dhe të shoh një gjë të tillë në qenjën e vet njerëzore, duke e pyetur vetëvetën, pse njeriu duhet të vuaj aqë rëndë, kur nuk e meriton dhe nuk është kriminel, por vetëm se e dëshiron lirinë që i takon si qenje e arsyeshme dhe njerëzore.
Osman Koka, përsonazhi i golgotës së Goli Otokut, i lindur me 1916, një intelektual i rrallë i kohës, studio në Romë, dhe ishte ekspert financiar e drejtor i doganave shtetërore të Shqipërisë etnike, i cili me pikëparjet e tij intelektuale e atdhetare, i bie shpejt në sy regjimit aktual serbo-sllav të Titos, duke e ndjekur, arrestuar, e më në fund përjashtuar dhe izoluar nga veprimtaritë dhe aktivitetet e jetës normale.
Vështrimet e këtij libri dhe përjetimet e sjella në këtë tekst nga përsonazhi Osman Kokaj, janë jo vetëm përputhje me ato fatët e shumë shqiptarëve të tjerë, por edhe shumë interesante, sepse një burgë i tillë që e caktoj regjimi i Titos, për njerëzit e dënuar si informbyroista, apo për stalinistat e përbetuem, ndose për shqiptarët ishte e kundërta, prej të cilëve siq thotë edhe vetë autori Kokaj, kishte plot të burgosur, të cilët nuk e dinin shkakun e dënimit dhe as që kishin lidhje me stalinizmin dhe as me komunizmin, por ishte vetëm shkaku për ti frikësuar shqiptarët dhe për ti edukuar me tortura në mënyrën dhe frymën e vet titiste, jeta e të cilëve nënkuptonte diçka të pa qartë, por diçka shumë të vërtetë.
Në gjitha ato copa letra të cigarëve që është shkruar një pjesë e madhe e historisë së Goli Otokut, dhe përjetimëve e momenteve të vështira të autorit në fjalë, janë ato copa të jetës së mjerë dhe të dhimbshme, që nuk e kap as lapsi në tërësi, sepse humbja e ndjenjave nuk e gjenë forcën e vet, që ta shkruajë të tërën, kur njeriu nuk konsiderohet si qenje njerëzore, por krahasohet me shtazët.
Shumica e njerëzve, të cilët kanë përjetuar situata të tilla dhe të tmershme, jeta e të cilëve ka qenë e pa imagjinueshme, ata në një mënyrë kanë arritë të zhvillohen shpirtnisht përtej vetëvetës, ashtu krahasohet edhe intelektuali dhe atdhetari Osman Kokaj, i cili pas gjitha atyre torturave të rënda, i lodhur dhe i dërmuar, ai një ditë i kthehet familjes dhe vendlindjes, me shpresë dhe vulnet të çeliktë për të realizuar bashkimin kombëtarë.
Edhe pse veprimtaria e Osman Kokës, nuk mund të përfundoj nga dikush tjetër, sikurse që as një përson tjetër nuk mund të zinte vendin e tij, shembulli dhe sakrifica e atdhetarit Osman Kokaj, ka lënë gjurmë tek pasardhësit e tij, duke llogaritur 2 mjek, 1 inxhinier, 1Mr.Sc. Biologe, 1 Dr. Sc, i Fizikës, 1 profesor të Gjeografisë, 1 Pedagoge, dhe një Elektricist të kualifikimit të lartë, dhe plot nipa e mbesa, dhe stërnipi i vogël rrushatak Yll Koka, i cili fillon këtë vit Abetaren në Zvicër, të cilët e kanë në gjak dhe vazhdojnë traditën e shkollës dhe traditën e atdhedashurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat