Shqipëria & Kosova pjesë e konkursit të fotografive për monumentet kulturore

Kultura

Shqipëria & Kosova pjesë e konkursit të fotografive për monumentet kulturore

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 00:32

Nga të dy vendet do të bëhet përzgjedhja e 10 fotografive më të mira, ku 20 fotografitë e zgjedhura gjithsej nga të dy vendet do t’i dërgohen jurisë ndërkombëtare për vlerësim.

Këtë vit në këtë garë marrin pjesë 40 shtete nga e mbarë bota, ku fillimisht bëhet gara kombëtare e përzgjedhjes së fotografive më të mira, e më pas fotografitë e përzgjedhura do të jenë përfaqësuese të atij vendi në garën ndërkombëtare.

Gara kombëtare në Shqipëri organizohet nga Open Labs, ndërsa ajo në Kosovë mbahet nga FLOSSK, ku të dy këto shoqata merren me promovimin e softuerit të lirë e të hapur, si dhe të lirisë në qasjen e informacionit, që kanë gjetur mbështetje edhe nga Institutet për Mbrojtjen e Monumenteve të Ministrive të Kulturës, të cilat duan të shfrytëzojnë këtë mundësi për të promovuar trashëgiminë kulturore të të dyja vendeve.

Kjo lloj gare për herë të parë filloi në vitin 2012, ku komunitetet vullnetare që merren me mirëmbajtjen dhe shkrimin e artikujve nga 35 vende i janë bashkuar kësaj nisme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat