“Shkolla e Baletit”, historia që vallëzon në skenat e botës

Kultura

“Shkolla e Baletit”, historia që vallëzon në skenat e botës

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 21:29

Formon nga 15-20 balerinë profesionistë çdo vit! Në Shkollën e Mesme Kombëtare të Koreografisë, aktualisht mësojnë 221 nxënës nga klasa e katërt deri në të dymbëdhjetën dhe ushtrohen çdo ditë në balet klasik, modern, repertor skenik, danc historik, duet klasik e valle popullore.

Ndryshe nga shumë shkolla të këtij profili, ku shoqërimi muzikor bëhët me CD, për fat të mirë, zhvillimi i teknologjisë nuk e ka prekur shkollën tonë të baletit. Mësimi bëhet ende në mënyrën tradicionale, me piano. Ndërsa garderoba është e pasur me kostume të baletit klasik e veshje tradicionale, nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Në vitin akademik që lamë pas përfunduan me shumë sukses shkollën 13 nxënës, 10 nga të cilët u janë atashuar trupave të baletit më të njohura në botë, si në Rusi, Gjermani, Itali, etj.

Po rritet numri i nxënësve balerinë, të cilët po largohen nga Shqipëria! Më shumë se gjysma e maturantëve, vitet e fundit, kanë fituar bursa në shkolla shumë prestigjioze dhe kanë vijuar aktivitetin e tyre artistik në këto vende.

Shkolla Kombëtare e Koreografise në Shqipëri është themeluar në vitin 1955, nga balerinë të cilët kanë studiuar në Rusi, veçanërisht në Teatrin Balshoi. Që prej atij viti e deri më sot, trupa e shkollës ka vënë në skenë kryevepra të baletit botëror dhe janë vlerësuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat