Një film tjetër "cënon" imazhin e shqiptarëve - përsëri në SHBA

Kultura

Një film tjetër "cënon" imazhin e shqiptarëve - përsëri në SHBA

Nga: BEQIR SINA, New York City Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:43

NEW YORK : Një film 90 minutash që cënon imazhin e shqiptarëve - po rishfaqet përsëri në SHBA. Ai është filmi me titullin "Guido" i cili vejn pas filmit “Taken”, i cili i pati irrituar së tepërmi shqiptarët, mbasi faktikisht e vërteta me shqiptarët e Amerikës, është krejt ndryshe, pavarësisht të ndonjë "elementi", që sot në botë e ka çdo shoqëri.
Filmi “Taken” me aktorin e njohur Liam Neeson - i cili cënon imazhin e shqiptarëve sidomos për rolin e Markos nga Tropoja, në filmin "Taken" , është historia e një ish- agjenti të CIA-s, që mbërrin në Paris për të shpëtuar vajzën e tij, nga një grup trafikantësh shqiptarë, ka hasur në kritika nga shumë shqiptarë, këtu në SHBA.
Vetë aktori Arben Bajraktaraj, nga Kosova me nënshtetësi franceze, që ka luajtur rolin e Markos, që drejtonte bandën shqiptare? ka marrë në rrjetet sociale mjaft kritika pse ka luajtur këtë rolë
Ai i pyetur nga media shqiptare se pse është ky imazh për shqiptarët, ai thotë: “Nuk lidhet kjo me shqiptarët, lidhet me imazhin e të gjithë ish- europianëve lindorë, mbas rënjes së komunizmit. Ndoshta, thotë ai filmi funksiononte se ishin tamam shqiptar, dhe pjesa më e madhe e aktorëve ishin shqiparë, prandaj ka funksionuar si i tillë”.
Edhe filmi i metrazhit të gjatë, me titullin "Guido", po lundron në të njëjtat ujra - përsëri vajza të reja prostituta të "burgosura" në parasjen e prostitucionit nga një grup trafikantësh shqiptarë.
Një mafioz me nofkën "Guido" një emigrant irakian vret një njeri. Mbasi e vret atë, ai merr "përsipër" deri në një marrëveshje të përfunduar keq dhe është e detyruar për të transportuar atë kufomë, hedhur në garazhin e makinës së tij, në të gjithë vendin, i ndjekur hap pas hapi nëpërmjet sistemit GPS nga disa vrasësë shqiptarë, të cilët janë bosët e një bande gangësterësh në Los Angelos që shesin femra të reja për prostitucion dhe merren me drogë .
Gudio ka rënë edhe në gjurmët e e FBI, e cila e kërkon atë dhe bandën e kriminelve. Kur një e moshuar, pronare e tij një meksikano-amerikane e shantazhonin atë , ai është i detyruar të marrë atë me vete, që ta shoqërojë në këtë udhëtim të gjatë, dhe të "llahtarshëm" në rrezik për jetën nga Nju Xhersi në Kaliforni teksa përballet me të kaluarën e tij dhe, në fund të fundit, të gjejë shpresë në të ardhmen.
"Guido" është një vrasës i paguar, nga bosët shqiptarë i cili i shmanget FBI teksa ai transporton një kufomë të hedhur në garazhin e makinës mbasi ai është vrarë sepse ka gëlltitur një cheap - çips e cila ka të gjitha sekretet e vjedhjeve dhe krimeve. Guidon e ndjekin e pasë të gjitha erërat me vrasjen ku janë të gjithë të përfshirë duke përfshirë edhe "njeriun parave", i cili është menduar për të mbrojtur dhe është urdhëruar më pas për tu transportuar deri në bazën e tyre në Los Angelos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat