Poetizomi i dimensioneve të shumta njerëzore

Kultura

Poetizomi i dimensioneve të shumta njerëzore

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:11

Poeten Besa Gjyriqin me qëndrim në Bruksel të Belgjikë këto ditë e takuam në Prishtinë dhe në bisede të cilën e zhvilluam me te rreth jetesë në mërgim dhe sidomos për veprimtarinë e saj letrare mësuam: “Se veprimtarinë e saj letrare këto ditë u kurorëzua me botimin e librit me poezi, “Dua të jem larg” e cila u botua nga Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë. Ajo ka ne procesin e botimit edhe një libër tjetër, i cili nuk do të vonojë shumë dhe do të jetë në dorë të lexuesit. Ndërkaq, ky libër i

zonjës Besa, venë në dukje talentin e saj krijuese, e cila mëton të sjell në letërsinë tonë prurje të reja letrare, e te cilave është mënyra e qasjes ndaj jetës dhe sidomos guximi për t’i thënë e trajtuar problemet e saj, në mënyrën më të veçantë, shpesh herë ashtu siç nuk e kemi ndeshur më parë te krijuesit tjerë. Ndërkaq, duke lexuar poezinë e Besës, mësuam shumë ndjesi dhe dimensione të jetës, si e shkuar dhe e tashme, edhe si e ardhme e ëndërruar, me mendje të bardhë e sy të blertë, por mëson edhe sa është e mrekullueshme, ajo që i shprehë të gjitha këto, deri në realizim të realiteteve artistike, siç është vetëm poezia, kjo mbretëreshë e arteve, në të cilën mbretëri, poetja Besa, është shpirti që e bënë të jetojë, të ecën deri te ne dhe të na bëhet mendim i përjetuar edhe ne si lexues, është drita, që në një boshllëk të dendësuar vetëm me errësirën e kaosit, përpiqet t’i shndrisë gjërat jetësore deri në atë masë, duke na lënë ne t’i përjetojmë secili në mënyrën tonë, në përpjekje që të gjejmë të përbashkëtën dhe të veçantën e realitetit jetësor, në realitetin artistik që arrin të krijojë ajo. I gjithë ky preokupim, i determinuar nga faktorë të ndryshëm, që janë jashtë poetes njeri, ka bërë që ky preokupim, pse jo edhe ky synim, të mbetet, herë shpresë, që të merr përdore e të shëtitë fushave të optimizmit, duke të mos lënë ta kujtosh mashtrimin që mund të falë, herë ëndërr, e cila

herë të bënë të lumtur herë të rrëqethesh, kur e krahason atë që ke ëndërruar me atë që e ndeshë menjëherë pas ëndrrës.

Poete mërgimtare është e vetëdijshme se nuk mund të mbyllet në guacën e vetmisë, ose në kullën e indiferencës ...

“Ndoshta në një kohë tjetër gjithçka do të ishte ndryshe, nga ajo që është dhe krejt ashtu siç e dua të ishte”, sikur këlthet poetja, e cila jeton jetën ndryshe si poete nga që e jeton si njeri, brenda së cilës e keqja ballafaqohet me të mirën, sinqeriteti me intrigën, bujaria me koprracinë, solidariteti me braktisjen deri në harrim, dashuria me armiqësinë. Kjo poete mërgimtare është e vetëdijshme se nuk mund të mbyllet në guacën e vetmisë, ose në kullën e indiferencës, në kërkim të gjetjes së shpëtimit nga të gjitha këto. Ajo është e vetëdijshme se vetëm duke u sfiduar me jetën, ndërtohet jeta, vetëm duke u përballë me valët e jetës, u shpëton vërshimeve dhe stuhive të saj, ndaj kudo që ndodhet është e tillë, si në vendlindje, së cilës donë t’i falë gjithçka që ka, që ajo t’ia sendërtojë vizionin për jetën, si në fushat e mendimit poetik, ku duke u ngjitur kullës së mallit për të bukurën, siç është vetë poezia ose dashuria. Ajo ndihet krenare, kur në vendlindje festohen fitoret, por edhe e pikëlluar kur dashurinë ia qëllojnë

rrufet. Në të dyja rastet është bijë e atdheut, që me dije dhe djersë mundohet t’ia mbyllë plagët, që të ndihet më e qetë dhe të dalë më fitimtare. Asaj më shumë i pëlqen të jetë vetvetja se të duket si kokullë e bukur. Ndaj, edhe në kohën e egër të Shqipërisë komuniste, kur ka përjetuar rëndë dramën e të shtypurit, ajo nuk i nënshtrohet luksit të tjetrit, por është shqiponjë që gjithnjë fluturon lart e më lartë, vetëm e vetëm për të arritur në qiellin e vet, vetëm aty ku ndihet vërtetë shqiponjë. Ndaj, t’u referosh motiveve poetike të Besës, është njëlloj sikur të hapësh faqet e një libri të pambarimtë, ku kuptimi i analizës së vërtetë të botës së saj, as fillon dhe as mbaron kurrë. Le t´a quaj guxim këtë mendim të vogël që dua të shpreh, për konceptin dhe frymën që kjo autore futi në poezinë e re dhe moderne, për ndërthurjen që i bëri poezisë së traditës me atë bashkëkohore, ku padyshim natyra dhe vrulli krijues sjellin perla të bukura poetike, për të cilat besoj se do të lexohen me një frymë në mbarë botën shqiptare edhe më larg. Ajo nuk ka paragjykime për mënyrën e jetesës, për mbrëmjet rinore të kaluara në vendlindje, kur mbretëreshë ishin varfëria dhe robëria, pse jo edhe mbretëria e patriarkalizmit, për çapkënllëqet dhe natyrën prej të resë, kur do të endet rrugëve të botës së imagjinatës së saj, por me misionin e madh, atë të shpirtit dhe ndërgjegjes së lirë, mision ky që e ngriti

dhe e ktheu në model të forcës shprehëse, të një bote ku mundësia për të arritur dhe për të ndryshuar qëndron vetëm tek vullneti dhe besimi që duhet të karakterizojë ç´do individ.

Poetja në veprën e saj shprehë mallin për nënën dhe qan për atdheun në mërgim dhe krenohet për madhështinë e tij

Në këtë kontekst, bota e gjerë si vetë realitetet ballkanike, do të përfshijë mendimin më substraktiv, nga modeli i pemës jetë, mështeknës së bardhë, gjer tek muza e mbrëmjeve të veriut, e cila, shprehë dashurinë dhe mallin pa kufi për nënën dhe me penën magji, i këndon dashurisë njerëzore, qan për atdheun në mërgim dhe krenohet për madhështinë e vendit të tij. Kur lexon poezinë e Besës, të duket sikur ajo këndon, pasi ëmbëlsia e fjalëve të saj, muzikaliteti i tyre, përzgjedhja dhe forca artistike, të çojnë në një tjetër botë, diku përtej reales, e cila shpesh na pëlqen dhe na duket më e bukur se realja. Gjithçka e shprehur prej saj, në miniaturë të jep përshtypjen sikur ka qenë pjesë e mendim dhe botëkuptimit të saj, por thellë - thellë, nëpërmjet ravijëzimit të ideve, nënkuptohet lehtë, se autorja ka kërkuar të shfaqë hapur anën esenciale, dhe për këtë motiv ajo u shkri një me të gjitha dimensionet e jetës, nga sikur mëton të

parafrazon mentalitetin dhe ndërgjegjen e kohës në të cilën jeton… Filozofia e këtyre vargjeve, pjesa më e gjatë e së cilës u formësua nën diktatin e një shteti komunist, shprehë në një farë mase pesimizmin, lodhjen dhe braktisjen që e ndjen ç´do çast, për të vazhduar më pas, në po këtë poezi me nostalgjinë e kohëve të shkuara, plot dritë e jetë. Mendja i depërton tek era e dëborës, tek fusha plot lule, tek shkreptima e yjeve të vendlindjes, tek kënga e laureshës, tek jehona e kujtimeve, të cilat e ndjekin që nga fëmijëria dhe e mbajnë të lidhur fort me filozofinë jetësore që e mësoi që në djep, nga ninullat e nënës, e cila për Besën, njeri dhe poete njëkohësisht, është mbretëreshë dhe shenjtëri. Autorja shpreh qartë dobësitë njerëzore, ajo edhe për një zë zogu që nuk e dëgjon më shqetësohet, shkruan me zemër në dorë, me gjakun e ndjenjave të saj nënshkruan jetën njerëzore, harrohet pas natyrës së llojit të saj dhe humbet në pyllin pa fund të botës së madhe, nga ku nuk donë të dalë pa përjetuar gjithë misteret e tij, që pastaj të ketë çka t’u thotë të tjerëve nëpërmes vargut. Ndërkaq, krejt në fund të shtojmë se një nga vlerat e këtij libri do të jetë edhe komunikimi i natyrshëm me lexuesin.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat