Shqipëria, Maqedonia e Kosova bashkojnë fëmijët në Prishtinë

Kultura

Shqipëria, Maqedonia e Kosova bashkojnë fëmijët në Prishtinë

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 19:49

Me këngë e valle nga ansamble të ndryshme prej Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë u shënua edhe nata e tretë e Festivalit Ndërkombëtar të Fëmijëve “Ylberi i Prishtinës 2014”.

Para shikuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, natën e hapi ansambli “Durrësi” nga Shqipëria.

E më tutje me valle të bukura e vazhduan ansambli “Emin Duraku” nga Maqedonia.

Gjithashtu pjesë e kësaj nate më valle për fëmijë ishin edhe shoqëria kulturo-artistike “Fushë Kosova” dhe ajo “Bajram Curri”.

Me një koreografi u paraqit edhe shoqëria kulturo-artistike “Gerçek” nga Prishtina dhe “Minatori i ri” përformuan në natën e tretë të këtij festivali.

Dhe krejt në fund, me këngë e valle u shfaqen edhe “Shqiponjat e Mdevegjës” dhe qendra kulturo-artistike e Prishtinës.

Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve “Ylberi i Prishtinës 2014” organizohet nga Qendra Kulturore për Fëmijë dhe Komuna e Prishtinës.

Festivali ka filluar me datën 11 të këtij muaji dhe do të përfundojë në mbrëmjen e së nesërmes

Në këtë festival tradicional po marrin pjesë mbi 500 fëmijë të shteteve të ndryshme ku nën tingujt e muzikës dhe me veshjet tradicionale kombëtare përmes këngëve dhe valleve po prezantojnë vlerat kulturore.

Shtetet të cilat po marrin pjesë në festivalin “Ylberi i Prishtinës” 2014 janë: Turqia, Shqipëria, Kroacia, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe ansamblet e valleve nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat