‘Shamikuqja’ vjen në Durrës, ja fotoja

Kultura

‘Shamikuqja’ vjen në Durrës, ja fotoja

Më: 9 shtator 2014 Në ora: 21:44

Aktorja e famshme turke Türkan Soray e njohur në të gjithë botën për rolin e saj në filmin ‘Shamikuqja’, ndodhet në Durrës si e ftuara e nderit në edicionin e VII të festivalit Ndërkombëtar Veror që do të zhvillohet në Durrës.

Nostalgjikët e kinemasë turke të viteve 80’ kanë mundësinë ta shohin nga afër ‘Shamikuqen’ e Iliazit, e cila është njëkohësisht aktore, shkrimtare dhe regjizore, një ndër femrat më me influencë në botën e kinemasë dhe politikës turke.

Ajo ka mbërritur në Durrës për edicionin e shtatë të ‘Durrës International Film Summerfest’ që do të mbahet në 9 – 14 shtator ku publiku do të shikojë prodhimet më të mira kinematografike ku do të konkurojnë 8 filmat më të përzgjedhur të kohëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat