Ribotohet novela e parë e Murakamit

Kultura

Ribotohet novela e parë e Murakamit

Më: 7 shtator 2014 Në ora: 15:37

Përderisa librat e Murakamit po vazhdojnë të kërkohen nga lexuesit, ndërsa suksesi arriti kulmin me botimin e novelës më të re “Colorless Tsukuru Tazaki and his years of pilgrimage”.

Përderisa librat e Murakamit po vazhdojnë të kërkohen nga lexuesit, ndërsa suksesi arriti kulmin me botimin e novelës më të re “Colorless Tsukuru Tazaki and his years of pilgrimage”, botuesi i autorit ka vendosur që novelën e tij të parë “Hear the Wind Sing” ta ribotojë.
Vepra e botuar në origjinal në Japoni në vitin 1979, dhe e përkthyer në anglisht tetë vite më vonë, sot gjindet shumë rrallë. Botuesi ka vendosur që veprën ta ribotojë tani dhe ajo të dalë për botim vitin tjetër, kjo nga vizita e Murakamit në Londër në një Panair libri.
Versioni i ri i novelës vjen i përkthyer nga Ted Goossen, professor i shkencave shoqërore në York University në Tokio, ky përkthyes edhe i dy novellave të Haruki Murakamit. Vepra flet për një narrator 21 vjeçar i cili merret me Stadiumin Meji Jingu, dhe shkruan çdo natë në të njëjtën orë, për katër muaj rresht. Me këtë vepër autori morri Gunzo Literature Prize.
Murakami po ashtu në fund të vitit boton edhe librin me tregime “The Strange Library”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat