QKK dhe Kinemaja “ABC” me Memorandum Bashkëpunimi

Kultura

QKK dhe Kinemaja “ABC” me Memorandum Bashkëpunimi

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 17:51

Qendra Kinematografike e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kinemanë “ABC” në përkrahje të zhvillimit të industrisë së filmit në Kosovë.

Kjo marrëveshje lidh QKK-në dhe Kinemanë “ABC” në krijimin e kushteve më të mira në fushën e kinematografisë, në prodhimin dhe distribuimin e filmave nga Kosova.

Duke punuar bashkarisht priten që vlerat e kinematografisë të rriten, të lehtësohet puna e producentëve si dhe filmat të shfaqen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Sipas memorandumit Qendra Kinematografike e Kosovës do të përkrah Kinemanë “ABC” dhe do të bashkëpunoj ngushtë me të në ofrimin e këshillave profesionale për krijimin dhe zhvillimin e rrjetit distributiv të filmave në rajon dhe më gjërë.

Ndërsa Kinemaja “ABC” do të përkrah QKK-në në aspektin teknik dhe logjistik.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë edhe studentët e Fakultetit të Arteve, për të cilët në memorandum thuhet: “Studentëve të Fakultetit të Arteve një ditë pas shfaqjes së premierave të filmave që shfaqen në kinemanë “ABC” bileta do tu ofrohet me zbritje sipas çmimores së Kinemasë “ABC”.”

Rreth memorandumit drejtoresha e Kinemasë “ABC”, Miradije Vllahiu tha: “Kjo është në të mirë të kinematografisë dhe e shohim si interes të përbashkët për zhvillim të kinemasë.”
Ndërsa drejtori i QKK-së, Arben Zharku shprehet se “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë së filmit dhe për promovimin e filmit në rajon e më gjerë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat