Ndërron jetë aktorja e madhe Liza Laska

Kultura

Ndërron jetë aktorja e madhe Liza Laska

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 21:41

“Artistja e Merituar” u nda nga jeta sot në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin. Familja bëri të ditur se homazhet pritet të mbahen të hënën në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Liza Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt të vitit 1926. Ajo ka luajtur mbi 22 role në filma të njohur shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Rolet e Liza Laska do të kujtohen gjithmonë në filmat e mrekullueshëm.

Ajo do të mbahet mend gjatë në rolin e plakës tek “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, apo “Dimri i Fundit”. Ja filmat në të cilat ka luajtur Liza Laska: Një ditë e mrekullueshme (2002) Vdekja e burrit, (1991) Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989) Familja ime, (1987) .... Teta Kalina Dhe vjen një ditë, (1986)...Nena e Llano Bletes Gurët e shtëpisë sime (1985) Vendimi, (1984) si nëna Dritat e qytezës, (1983) Në prag të lirisë, (1981) Plumba perandorit, (1980) Liri a vdekje, (1979) Gunat mbi tela, (1977) Lulekuqet mbi mure, (1976)...shërbyese e Strehes Vorfnore Dimri i fundit, (1976) Shtigje lufte, (1974) Brazdat, (1973) Malet me blerim mbuluar, (1971)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat