Fillon Edicioni i Tretë i “ALBANIADA”

Kultura

Fillon Edicioni i Tretë i “ALBANIADA”

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 08:59

Sot fillon Edicioni i Tretë i ngjarjes tashmë tradicionale “Albaniada” - sportet dhe lojërat tradicionale shqiptare.

Qëllimi i këtij organizimi, është qe gjeneratat e reja te njoftohen me sportet dhe lojërat qe te paret tanë i kane luajtur por qe me kohe ky të jetë edhe një eveniment që do të tërheq interesimin e turisteve por edhe kureshtareve të tjerë nga rajoni dhe bota.

Në këtë Edicion do të garohet në gjithsej 23 disiplina ku do të marrin pjesë garues nga pothuajse të gjitha Komunat e Kosovës. Disa nga lojërat që do të garohet në këtë edicion e që janë më të njohura edhe për publikun janë: Thyemje e duarve, Rrasash, Tërheqja e Litarit, Mundje, Gurapesh me një krah, etj.

Gjithashtu sikurse edhe viteve të kaluara do ketë edhe lojëra të cilat nuk kanë karakter garues dhe që do të prezantohen përmes Ansambleve.

Kjo ngjarje do të jetë shumë argëtuese dhe njëkohësisht edhe informuese në lidhje me sportin, kulturën, trashëgiminë dhe argëtimin që ka pasur populli ynë me shekuj.

Duke ditur se gjate historisë mijëra vjeqare të shqiptareve (duke përfshire edhe periudhën Ilire), populli ynë ka krijuar, kultivuar dhe adoptuar shume sporte dhe lojëra. Zanafilla e sporteve dhe lojërave shqiptare është e ndryshme dhe e llojllojshme duke pasur parasysh territoret e banuara me shqiptare.

Andaj me krijimin e kësaj ngjarje me sporte dhe lojëra tradicionale shqiptare, ne kemi filluar të dokumentojmë të gjitha sportet si individuale ashtu edhe kolektive, të kthejmë sportet dhe lojërat tradicionale në jetë si dhe të ofrojmë një ngjarje kulturore dhe argëtuese për vizitorët.”

Sikurse edhe në edicionet e kaluar fituesit apo garuesit më të mirë do të shpërblehen edhe me medalje të krijuara enkas për këtë eveniment.

Ju rikujtojmë që vitin e kaluar u zhvilluan 20 gara dhe u ndan gjithsej 60 medalje, 20 prej tyre te arta, 20 të argjendta dhe 20 te bronzta.

Albaniada mbahet nënë patronatin e Ministrisë së Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat