Mirënjohja për njeriun e mirë, Rexhep Baliaj

Kultura

Mirënjohja për njeriun e mirë, Rexhep Baliaj

Nga: Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë Më: 30 gusht 2014 Në ora: 23:20

1.
Kur më kërkuan që të lexoja dorëshkrimin e librit të kolëgut publicist, Zenel Baliaj, kushtuar vëllait e mësuesit të tij, Rexhepit, natyrshëm, mendja më shkoi në vendlindje, pra në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Në vitet 1966-1973, nga Tirana u ktheva familjarisht e “vullnetarisht’ atje, ku shërbeva në sektorët e rinisë e kulturës. Siç është e kuptueshme, rasti e solli që të njihja shumë mësues dhe intelektualë të tjerë të krahinës sonë. Ndër ta, më kujjtohet fare mirë, ishte edhe Rexhep Baliaj. Me trupin e një aatleti për nga shkathtësia, me fytyrë përherë të buzëqeshur dhe me shprehje dashamirësie ndaj të tjerëve. Me këpucë të lehta mbathur, për të qenë I gatshëm për rrugë të gjata, nga krahina e Gashit të Tropojës, ai vinte shpesh në qytetin alpin “Bajram Curri”. Pastaj, sapo kryente punët e planifikuara, kthehej nxitimthi për në shkollën ku jepte mësim ose në në detyra të tjera, që e prisnin.
Sidomos në vitet e fundit, kam lexuar e redaktuar dorëshkrimet e disa librave, në poezi e prozë, nga autorë në Shqipëri e trojet tjera amtare ose në diasporë. Për ata kam bërë shënime hyrëse, recensione ose jam shprehur më artikuj modestë, sin ë shtyp dhe në faqe të ndryshme Interneti. Por, e veçanta e këtij libri, pra që e dallon nga ata, të cilat i përmenda më lart, është se autori Zenel Baliaj ua paraqet këtë libr të ri lexuesve, në kujtim dhe nderim të vallait e mësuesit të tij, Rexhepit të paharruar. Përmes risjelljes së kujtimeve dhe mbresave të shumta, si vetjake dhe të bashkëpunëtorëve e bashkëkrahinasve, miqëve e dashamirëve të tij, personazhi kryesor i librit na jepet gjithnjë i gatshëm, i pasionuar e i palodhur, si nëprofesionin e msuesit, por dhe në çdo dettrë tjetër, që iu besua gjatë jetës së tij.
Kryesorja, që ravijëzohet në faqet e këtij libri, është se Rexhep Baliaj (1929-16 janar 2010) ishte me cilësi e virtyte të larta njerëzore, me shpirt atdhetari, dashamirësi, thjeshtësi e përkushim ndaj familjarëve e të afërmve, nda kolegëve e nxënësve, por dhe ndaj të gjithë atyre që i njohu e pati të bënte me ta. Ndër të tjera, për të gjitha këto, bindemi plotsisht, kur lexojmë mendimet e kujtimet e shprehura dhe të botuara saktsisht nga autori.
Autori, duke qenë vëllai dhe nxënësi i Rexhepit, u është rikthyer, jo njëherë, vlerësimeve e ka shprehur dashurinë e përligjur ndaj tij. Prandaj, duke e kuptuar mirë këtë fakt, ai u kërkon ndjesë lexuesve të këtij libri.
Për të dëshmuar njohjen dhe miqësinë me shkrimtarin e shquar, Dritëro Agolli, aty botohet faksimilja e shkrimit të tij, për Rexhep Baliajn, më 10 shtator 1966.
Për mua, ishte kënaqësi që bashkëpunova për redaktimin e këtij libri, duke shprehur kështu sadopak nderimin dhe respektin e veçantë, ndaj jetrës dhe veprimtarisë së çmuar atdhetare, arsimore e njerëzore të Rexhep Baliajt, bashkëkrahinas e mik i imi i paharruar.
Libri ka konsulent N.Lushajn, ëshë shtypur në “Mileniumi i Ri”, Tiranë dhe ka gjithësej 127 faqe. Ai shoqërohet me mjaft fofografi të Rexhep Baliajt, nga jeta e tij, bashkë me familjarë, kolegë e miq. Giithashtu, në fund botohen vjersha kushtuar atij, nga ing.Martin Gecaj, Eda Hoxhallari.(Baliaj), Zenel Baliaj dhe Nuredin S.Lushaj.

2.
Në mbyllje, po shënoj diçka për autorin e librit, ish-mësuesin dhe publicistin Zenel Baliaj. Ka lindur në fashtin Tropojë e vjetër. Arsimin fillor e 7-vjeçar i ka kryer në vendlindje dhe të mesim pedagogjik, në Shkodër. Në vitet 1962-1965 ishte mësues në shkollën e fshatit Gegaj të Tropojës. Ndërsa më pas ndoqi e përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranhës, në dy degë njëkohësisht, histori e gjeografi dhe gazetari. Më terj, shësrbeu gazetar në shtypin ushtarak dhe në detyra tjera në këtë sector, deri sa doli në lirim, me reformën që u bë në Ushtrinë Shqiptare.
Jeton, familjarisht, në qytetin e Durrësit. Ky shtë libri i parë i tij.
…Me këtë rast, e përgazojmë autorin Zenel Baliaj për hartimin dhe botimin e këtij libri, kushtuar vëllait e mësuesit të vet. Kështu, ka ndihmuar që ai të mbetet përherë në kujtesn e familjarëve, ish-nxënësve, miqëve e gjithë të njohurve të tij dhe më gjerë.
Tiranë, 30 gusht 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat