Vjen në Shqipëri si e ftuara speciale në Festivalin e Durrësit

Kultura

Vjen në Shqipëri si e ftuara speciale në Festivalin e Durrësit

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 13:38

Türkan Soray (Shamikuqja) vjen në Shqipëri. Ajo është e ftuara speciale e Festivalit të Durrësit në datë 9 shtator. Shamikuqja (Türkan Soray, 1945) është më orgjinë nga Stambolli. Fëmijërinë e kaloi në mesin e një familjeje të thjeshtë, i ati ka qenë oficer hekurudhe, ndërsa e ëma shtëpiake. Jetën personale në kohët e hershme të karrierës e ka ndarë me Ruchan Adli-n. Adli e ka ndihmuar dhe këshilluar në zhvillimin e karrierës së saj artistike. Ata janë ndarë pas 20 vjetësh. Në vitin 1983 Soray u martua me Cihan Unal, por edhe më këtë u shkurorëzua në vitin 1987. Nga kjo martesë kanë një vajzë, Yagmur-in. Hapat e parë drejt kinematografisë i ka bërë qysh në moshën 15-vjeçare, falë ndihmës që i ka dhënë një komshi që e kishte aktor. Kjo bëri që Soray të gjendej në sheshin e xhirimit. Me “Jetë të hidhur” (1963) Türkan Soray bëri kthesën e parë në jetën kinematografike. Roli i saj në këtë film është më kompakt në krahasim me ata të filmave të luajtur më parë. Tërheq vëmendjen e shtypit dhe arrin të bëhet ikonë e faqeve të para në revistat më prestigjioze të kohës. Më vitet 1960 rritet edhe grafiku i suksesit të Soray-it. Me rolin e luajtur në “Jetë të hidhur” nderohet me çmimin “Aktorja më e mirë”, në Festivalin e Parë të Filmit në Antalja, 1964. Në vitet ‘65 arrin të bëhet “Gruaja numër një e kinematografisë turke”. Pozicionohet në mesin e katër aktoreve të tjera legjendare të kinematografisë turke si; Fatma Girik, Hülya KoçyiSit dhe Filiz AkSn. Në fillim të viteve ‘70 ajo realizonte 10- 12 filma në vit. Në këto kohë bëhet ndërhyrje në veprat e shkrimtarëve të shquar ndonëse e vështirë të thyhet tradita e audiencës, fillon të luajë role në filma me temë përtej asaj që populli ishte mësuar të ndiqte. Punon me regjisorë të mirënjohur të kinematografisë turke si; AtSf YSlmaz, Osman Seden dhe Halit RefiS. Në vitin 1972 hapet një periudhë e re në jetën profesionale të saj. Në këtë vit do të vulosë fatin e saj me dy filma; “Xhemo” dhe “Kthimi”, që ishte dhe filmi i parë si regjisore.

Filmi pati shumë kritika, por edhe qarqet intelektuale të kinemasë e pranuan me shumë vështirësi filmin, më pas u përulën me mirënjohje ndaj kësaj pune të arritur. Në vitin 1973 filmi “Kthimi” fiton çmim të veçantë në “Festivalin e Filmit në Moskë”. Me filmin “Dënimi” në vitin 1973 kalon provën e dytë si regjisore. Në fillimin e viteve ‘70 me kalimin që u bë nga komeditë dhe dramat, në filma më realistë dhe me më shumë personazhe, Soray dha kontribut, por edhe mori kritika që, zgjatën thuajse për vite me radhë. Por arsyeja kryesore është ndryshimi i përgjithshëm i shoqërisë turke të atyre viteve. Për herë të parë regjisorët vënë dorë në çështje reale, hedhin shikimin në shkrepat e Anadollit dhe zbulojnë dramën e gruas fshatare. Me në krye Türkan Soray edhe yjet e tjerë të njohur të kinemasë filluan të ndërtonin portretin e admirueshëm të gruas ndër vite. Në vitin 1976 Soray hipën në skenë për herë të tretë si regjisore me filmin “Gjyqtari i Bodrumit”. Në vitin 1977 ndërmerr rol në një ndër filmat më të bukur të saj, në atë legjendë, me titull “Shamikuqja”. Me këtë film Soray fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”. Në 1981 rikthehet regjisore në filmin “Sikur ta vrisnin gjarprin”. Do të bëhej kalimi nga yll kinematografie në regjisore filmi. Në vitin 1983 pavarësisht përpjekjeve të rezistimit të filmave të thjeshtë, në kinematografinë turke do të triumfojnë filmat për gruan që gjykojnë botën e femrës. Në vitin 1980 me filmin e saj “Mine” në kinematografinë turke sjell rrymën e “Filmit për gruan”, filma që me guxim trajtojnë problemet shoqërore të grave. Telenovela “Pranverë e dytë” do të zërë një vend të veçantë në vitet 2000. Aktorja përveç projekteve kinematografike, vazhdon të jetë shumë aktive në programet televizive me epiqendër filmin turk, në shkrimin e librave dhe në projekte të ngjashme.

Kinematografia

1960: “U dashurova me një vajzë nga fshati”, “Erë dashurie”, “Burri i paturp” 1961: “Dashuria dhe grushti”, “Trëndafili me gjemba”, “Nga zemra në zemër”, “Kujtohu e dashura ime”, “Në emër të vëllait”, “Engjëjt janë dëshmitarët e mi”, “Udhëtarët e autobusit”, “Hajduti i këndshëm”, “Engjëlli i Zi”. 1970: “Engjëlli që qan”, “Hoje blete”, “Rrugët e bashkuara”, “Sy të mjegullt”, “Fole bilbili”, “Të dhuroj jetën time”, “I dashuri i të gjithave”, “Syzeza ime”, “E kaluara është plagë në zemrën time”, “Mëshira”, “Engjëlli im i ëmbël”. 1971: “Copë zjarri”, “Romani i një vajze të re”, “Humbi një grua”, “Lulet e nuses”, “Shalli bojëqielli”, “Engjëll apo djall”, “Koha për të dashuruar dhe për të vdekur”, “Gruaja që u harrua”. 1972: “Xhemo”, “Kthimi”, “Kujtime të mjegullta”, “Ka ndodhi”, “Krimi”. 1973: “Si ta shpëtojmë AsienS”, “Dënimi”, “Hallet e mia”, “Gruaja dëshmore”, “Po vjen Gylly”, “I burgosuri”, “Borxh nderi”, “Nusja sulltaneshë”, “Gënjeshtari”. 1981: “Sikur ta vrisnin gjarprin”. 1982: “Mine”, “Të varrosa në zemër”. 1983: “Dashnorja”, “Të dua”. 1984: “Dua një dashuri”. 1985: “Një grua, një jetë” 1987: “Gruaja gramafon”, “Ëndrrat e mia”, “Dashuria ime dhe ti”, Dhjetë gratë”, 1988: “Ishulli” 1989: “Një det i vdekur” 1990: “Fshati i manushaqeve”, “Ishte ftohtë dhe binte shi” 1995: “Dashuritë me gravitet” 1997: “Mrekullia” 2003: “Letrat e padërguara” 2004: “Lumturia e palumtur”

Telenovelat

1993: “Betyshja e këndshme” 1996: “Në emër të një dashurie” 2000: “Nata e fundit në sytë e saj” 2002: “Jetë e bukur” 2006: “Xhemilja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat