Aktori serb Cedomir Petrovic: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kultura

Aktori serb Cedomir Petrovic: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 14:15

Aktori dhe regjisori Cedomir Petrovic, i biri i aktorit të njohur serb Miodrag Petrovic i njohur si “Ckalja”, në një tekst autorial, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij Beogradi duhet “vrapojë” drejt BE’së duke ia “futur thikën pas shpine Rusisë”
Në shkrimin e tij, Petrovic ka thënë se Serbia nuk duhet të lejojë që BE t'i ndërpresë kontaktet me Serbinë.

“ Ne kemi kërkuar që të na pranojnë. Ata na duhen neve si buka. Ne jo atyre. Qeveria e Serbisë duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Integritetin territorial të saj dhe sovranitetin. Të mos kundërshtohet marrja e karriges së Kosovës në OKB. Të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovës dhe të shkëmbehen ambasadorët me Kosovën” ka shkruar ai.

“Ne gjithmonë numërojnë se cili shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës e kush jo. Aty shihen se kush janë miqtë, e cilët jo. Një budallallëk i papërshkrueshëm. Me këtë shihet se kush është pragmatik dhe kush i mençur dhe kush i mbron interesat e popullit të vet” ka shkruar ai.

Më pas Petrovic shkruan se “ po të kishim pasur trimëri dhe mençuri, që të parët ta kishim njohur Kosovën dhe ta kishim bërë krejt atë që kërkon Bashkimi Europian nga ne, tani me muaj apo edhe me vite do të ishim më afër përshtatjes së kapitujve të cilët duhet ti aprovojmë ashtu siç janë”

“Kometa e Halley't në qiell shfaqet pas 76 viteve. Janë të rrallë fatlumët që mund ta shohin dy herë në jetë. Nëse lëshojmë rastin e hyrjes në Bashkimin Europian, të cilin tash e kemi, tjetrin do ta përjetojnë vetëm gjeneratat e ardhshme. Nëse e presin atë” ka shkruar Petrovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat