Karrige bosh si protestë për kineastët disidentë, të burgosur në Rusi dhe Iran

Kultura

Karrige bosh si protestë për kineastët disidentë, të burgosur në Rusi dhe Iran

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 22:54

Në vitin e tij të 71-të, eventi më i vjetër në kalendarët e industrisë së filmit, Festivali i Venecias, ka si qëllim të ruajë edhe për shumë kohë prestigjin e tij përballë rivalëve. Festivali i këtij viti u hap me një kërcim paksa të veçantë, për të përshëndetur aktorët e nominuar.

Nën drejtimin e Alejandro Gonzales, “Birdman”, ose the “Unexpected Virtue of Ignorance”. (“Virtyti i paparashikuar i injorancës”) u vlerësua gjerësisht si sukses i padiskutueshëm i këtij edicioni të 71-të. Nga ana tjetër, vetë organizatorët kanë pohuar se eventit i mungonin emrat e mëdhenj dhe titujt e rëndësishëm. Duke synuar majat, paradoksalisht, Festivali i Venecias rrezikon të konkurrohet nga ai i Torontos apo Nju Jorkut.

“Është e vërtetë se ka disa vite që ekziston një konkurrencë e fortë mes festivaleve, sidomos në tri vitet e fundit”, – ka thënë drejtuesi i Festivalit, Alberto Barbera. “Por, konkurrencë nuk do të thotë konflikt. Ne nuk jemi këtu për të treguar muskujt apo për të zënë medoemos vendin e parë. Misioni ynë është të mbështesim prodhuesit e filmave dhe materiale cilësore. Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi”.

Në hapjen e konferencës së shtypit, organizatorët e festivalit kishin lënë hapësirë edhe për disa karrige bosh, për të bërë kështu publike mungesën e disa prej prodhuesve filmash disidentë, që ndodheshin të burgosur në Rusi dhe Iran. Por karriget njëkohësisht përfaqësonin dy prej mungesave më të rëndësishme të përzgjedhjes së këtij viti. Barbera theksoi se Venecia ishte përpjekur gjithashtu të siguronte premierën botërore të Paul Thomas Anderson, “Inherent Vice” (Zëvendës të pandarë) dhe përshtatjen e bestsellerit novelë “Gone Girl” (“Vajza që shkoi). Por të dyja këto prodhime do të kenë ekskluzivitetin e tyre në Festivalin e Nju-Jorkut. E megjithatë, organizatorët e justifikuan disi këtë mungesë: “Nuk më pëlqen ideja e një festivali që promovon vetëm prodhimet e autorëve të rëndësishëm, të cilët publiku pret gjithmonë t’i shohë në festivale”, – tha Barbera për Televizionin Ndërkombëtar. “Neve na duhet të bëjmë punë të vërtetë kërkimore”.

Theksi i konkursit këtë vit është për filma si thrilleri “Good Kill” me Ethan Hawke në një prej roleve protagonistë, drama e Ramin Bahrani “99 Homes”, si edhe disa materiale të aktorit Al Pacino. Filmat më të mirë asnjëherë nuk shpëtojnë pa vëmendjen dhe interesimin e publikut.

“Ne jemi këtu për të zbuluar zëra të rinj, fytyra të reja dhe subjekte interesante”, – theksoi kryetari i jurisë, Alexandre Desplat. “Urojmë dhe shpresojmë të gjejmë këndvështrime origjinale dhe të fuqishme. Fundja kjo është arsyeja pse ekzistojnë festivalet; të zbulojnë materiale të reja, që përbëjnë interes të veçantë për publikun”.

Kompozitori francez, Alexandre Desplat, pjesë e jurisë së këtij viti, ishte muzikanti i parë që kryesoi një juri festivali. “Është paksa jo e përshtatshme ta quash një vendim kurajoz pjesëmarrjen time në këtë festival”, – tha ai.

“Kjo e bën të tingëllojë paksa sikur jam i tepërt për jurinë”. Me këtë përzgjedhje është shënuar edhe risia që jurinë e Festivalit të Venecias ta kryesojë një muzikant. Desplat ka qenë i nominuar për gjashtë herë për çmimin prestigjioz ‘Oscar’, duke përfshirë punën e tij në filmat si “Argo”, “The Queen”, “Fantastic Mr.Fox”, “The King’s Speech”, dhe filmi i fundit “Philomena”. I shumnominuari për këtë arsye është përzgjedhur si drejtori artistik i Filmit të Venecias, Alberto Barbera ka vlerësuar se përpos kompozimeve më të spikatura që i ka bërë Desplat për filmat e lartpërmendur, ai ka edhe një ndjeshmëri të jashtëzakonshme artistike dhe një njohuri të thellë të filmit.
Desplat, ndërkohë ka fituar thuajse të gjitha çmimet e mundshme prestigjioze të kinemasë (përveç ‘Oscar’-it) çmime si ‘Golden Globe’, ‘Thrre Cesars’, ‘Two European Film Awards’ dhe ‘Bafta’.
“Është një nder i madh dhe një përgjegjësi e rëndë të jesh kryetar i jurisë së një festivali prestigjioz”, – ka thënë Desplat për mediat, duke shtuar se kinemaja italiane ka ndikuar edhe në shijen e tij për muzikën më shumë se çdo kinema tjetër dhe, sipas tij, është krenar që do të jetë pjesë e këtij festivali.

Ndërkaq, le të kthehemi tek tapeti i kuq, i cili do të jetë në fokus gjatë gjithë festivalit, ndoshta dhe më shumë se vetë filmat që do të shfaqen. Dhe siç parashikohej, tapeti i kuq kryesoi festivalin përpara nisjes së premierës botërore të “Birdman”, ku aktorë si Micheal Keaton, Edward Norton dhe Naomi Watts parakaluan për të hapur natën ceremoniale.

Gjatë këtij edicioni do të shfaqen 55 projekte filmike nga e mbarë bota. Janë 20 filma në konkurrencën ndërkombëtare, prej të cilëve vetëm një është premierë ndërkombëtare, ndërsa pjesa tjetër shfaqen për herë të parë. Lars Von Trier sjell versionin e dytë të zgjatur të “Nymphomaniac”, dhe sivjet nuk është në garë për shpërblimet më prestigjioze të festivalit. Shfaqja e filmit që vë në diskutim kufirin mes erotikës dhe pornografisë do të shfaqet në Venecia jashtë konkurrimit.

Nga Festivali i Filmit në Venecia, ndër më prestigjiozët në botë, shpeshherë dalin filma fitues të çmimeve më të rëndësishme kinematografike, ndërsa përpos çmimit kryesor, rëndësi të madhe i jepet edhe çmimit nderues, që i jepet një figure me kontribut të madh në kinematografi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat