Kino Lumbardhit nuk mund t’i ndërrohet destinimi pa pëlqimin me shkrim të Qendrës Kinematografike të Kosovës

Kultura

Kino Lumbardhit nuk mund t’i ndërrohet destinimi pa pëlqimin me shkrim të Qendrës Kinematografike të Kosovës

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 19:55

Sipas Nenit 8 Ligjit mbi Kinematografinë Nr. 22/2004 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës me datë: 8 Korrik 2004, “Kinemave në pronësi shoqërore ose publike, të privatizuara apo të dhëna me qira personave fizikë ose juridikë, vendës ose të huaj, nuk mund t’u ndryshohet qëllimi i veprimtarisë pa pëlqimin e QKK.”

Agjencia Kosovare e Privatizimit me datën 21.07.2014 ka paraqitur komunikatën për media në të cilën njoftohet për fillimet e likuidimit të ndërrmarjes “Kino Bistrica” (Kino Lumbardhi) gjegjësisht privatizimin e tij. Likuidimi ka filluar me datë 14.07.2014.

Ndërsa kryesuesi i Asamblesë në Prizren z.Kujtim Gashi për Gazetën Jeta në Kosovë ka thënë “Kryetari i Komunës Ramadan Muja muajin korrik i ka shkruar AKP-së se Prizreni dëshiron ta mbajë këtë kinema ndërsa ne si Asamble Komunale në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet në fund të këtij muaji do të nxjerrim një vendim që do ta shpallë zonë me interes publik.”

Në këtë mënyrë Kino Lumbardhit nuk mund t’i ndërrohet destinimi pa pëlqimin me shkrim të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe kërkon nga Komuna e Prizrenit që në çdo rast të mos lejojë ndërrimin e destinimit të veprimtarisë pa e marrë paraprakisht pëlqimin nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Poashtu kërkojmë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që në kushtet e likuidimit të kësaj ndërmarrje ta parashohë edhe kushtin për ruajtjen e destinimit të veprimtarisë së kinemasë dhe të mos likuidohet për qëllime tjera.

Cilido institucion i cili e aprovon ndërrimin e veprimtarisë së KINO Lumbardhi pa pëlqimin paraprak të QKK-së bënë shkelje ligjore dhe e njejta është e ndëshkueshme me ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat