Praq Rado, një aktor shqiptar në Hollywood

Kultura

Praq Rado, një aktor shqiptar në Hollywood

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:24

Ëndrra e çdo aktori është të shkojë në Hollywood.

Këtë synon edhe aktori Prek Rado, apo Praq siç e shkruan ai emrin në anglisht, pas suksesit të filmit me metrazh të shkurtër “Dreaming Amerikan”.

Me drejtor filmi Lee Percy, fitues i çmimit “Emmy Award” dhe producent ekzekutiv, “Barbet Schroeder”, i nominuar për çmimin Oscar, shqiptari nga Thethi sjell historinë e çdo emigranti që ëndërron tokën e premtuar.

Në filmin me metrazh të shkurtër i vlerësuar në shumë festivale të rëndësishme në Shtetet e Bashkaura, Prek, nën personazhin e Zef Ndojit, rrëfen udhën e vështirë të një të riu i cili mes vuajtjeve i duhet të mbajë gjallë dinjtetin dhe endrrën e tij.

Pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm me emra të njohur të Hollywood, producentët e filmit kanë vendosur që historinë e Prek Rados ta shndërrojnë në një film artistik.

Për këtë aryse, 33-vjeçari kthehet në vendlindje pas 15-vitesh.

Për ta bërë të prekshme ëndrrën e tij, Prek Rado i kaperceu pengesat i vetëm, pa asnjë mbështetje në Los Angelos.

I duhej të bënte dy punë në ditë dhe njëkohësisht të studionte për t’u bërë aktor.

Emri i shqiptarit është përzgjedhur nga shumë regjisorë si protagonist kryesor në disa prodhime kinematografike me metrazh të shkurtër apo në role episodike si ai në filmin “An englishman in New York”.

Tashmë student në vitin e tretë për Marketind dhe PR, filmi i Prek Rados është përzgjedhur për t’u shfaqur në gjashtë janar në “Tribeca Theater”, një nga ambjentet ku zhvillohen evente të rëndësishme kulturore të New York-ut .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat