Londër, promovohet kultura shqiptare

Kultura

Londër, promovohet kultura shqiptare

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 16:42

Në vijim të veprimtarive të veta për promovimin e kulturës tonë, Ambasada Shqiptare në Londër organizoi një takim me diplomatin, historianin, gazetarin dhe studjuesin Robert Ëilton, i cili është edhe zv.ambasador i OSBE në Tiranë. Diplomatë të Ballkanit, dhe jo vetëm, u bënë dëshmitarë të vlerave që ka letërsia e Naimit, Mjedës, Fishtës, Migjenit, Nolit apo Kadaresë, letërsi që Wilton e kualifikoi si të rrallë e të denjë për t’u renditur me letërsinë e kombeve të mëdha. Ambasadori ynë Mal Berisha bën me dije se audienca britanike do të njihet me forcën e artit shqipar dhe në dy veprimtari të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat