"Dodona" kujton Faruk Begollin

Kultura

"Dodona" kujton Faruk Begollin

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 16:12

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, nesër në ora 20:00 organizon Mbrëmjen tradicionale për ikonën e “Dodonës”, profesorin Faruk Begollin.

Kjo Mbrëmje shënon shtatëvjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit “Dodona”.

Në mbrëmje do të shfaqen xhirime të rralla nga jeta e Begollit, të bëra nga aktori i teatrit të “Dodonës”, Faik Gashi. Këto xhirime janë realizuar me lejen e Begollit dhe pajtimin e tij që ato më vonë të jenë pjesë e një dokumentari për të.

“Dëshira e profesorit ka qenë që unë ta realizoj një dokumentarin për jetën e tij”, ka thënë Gashi.

Meqë Begolli nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore, Mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime të gjata, nën tingujt e muzikës së lehtë qytetare.

TQP “Dodona” fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat