Zëvendësministri Abazi takoi një grup studentësh kanadezë

Kultura

Zëvendësministri Abazi takoi një grup studentësh kanadezë

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 11:15

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi ka pritur në takim një grup studentësh kanadezë, të udhëhequr nga Faton Bislimi ish student i Universitetit të Harvardit dhe profesor universitar.

Zëvendësministri Abazi ka informuar studentët rreth MKRS-së, strukturës së saj dhe misionit që ka si ministri, duke potencuar se në vitet e fundit në vazhdimësi ka pasur të arritura e suksese në kulturë e sport si rezultat i punës dhe angazhimit institucional.

Gjithashtu, Abazi është shprehur se ndonëse Kosova është shtet i ri, ai ka një trashëgimi të pasur kulturore që e ndan bashkë me komunitetet tjera që jetojnë në vendin tonë.

“Përpjekja e jonë si vend është që të krijojmë në kulturë që është e bazuar në kulturat e vlerat e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ku gjenden pikat e përbashkëta, një kulturë ku bashkëpunohet mes vete”, ka thënë Abazi.

Zëvendësministri i ka njoftuar studentët edhe me planet dhe projektet që ka MKRS-ja në të ardhmen, me sfidat që përballet ajo, me buxhetin që vit pas viti është në rritje, për përkrahjen institucionale për projektet kulturore, për sportin, subvencionimin e organizatave rinore në bazë të prioriteteve.

Ndërkaq, studentët falënderuan zëvendësministrin Abazi për pritjen dhe informimin për MKRS-në dhe në përgjithësi kulturën e sportin e Kosovës. Ata u shprehën se ndjehen të privilegjuar për mundësinë që u është dhënë për t’u informuar më gjerësisht me kulturën dhe trashëgiminë e vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat