Piratohet libri i Ben Blushi

Kultura

Piratohet libri i Ben Blushi

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 16:37

Parashikoi Shqipërinë në 100 vitet e ardhshme, por nuk parashikoi dot se pas katër muajsh libri i tij më i ri do të piratohej.

Bëhet fjalë për “Hëna e Shqipërisë” e Ben Blushit.

Sinjali i parë: libri nuk po shitej ndërkohë që në stenda nuk mungonte.

Pas një xhiroje nëpër librari, u vërtetua se portreti i Blen Blushit ishte më i zbehtë dhe se tipografia e shkrimit nuk ishte ajo origjinale.

Nuk është hera e parë që e drejta e autorit shkelet apo që qytetarët konsumojnë mallra false.

Këtë herë politikani Ben Blushi është katalizatori i hartimit të një strategjie.

Pasi janë mbledhur provat materiale, shtëpia botuese me të cilën Blushi nënshkroi një kontratë 7 vjeçare, do t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat