Një ekspozitë e veçantë e lodrave të fëmijëve mbretërore

Kultura

Një ekspozitë e veçantë e lodrave të fëmijëve mbretërore

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 09:57

Në Pallatin Buckingham është hapur një ekspozitë ku shfaqen objekte dhe lodra të veçanta të fëmijëve mbretërorë, si të mbretëreshës së vogël Elizabeth, djalit të saj Princit Charles dhe pjestarit më të ri të familjes mbretërore, Princit George i Cambridge. Ky aktivitet vjen si proçedurë e përvitshme e hapjes së pallatit gjatë verës dhe për mbledhjen e koleksionit të objekteve janë kujdesur pjestarë të stafit mbretëror.

Koleksioni përfshin lodrat më të dashura të fëmijëve, si dhe rroba e dhurata që u janë bërë nga personalitete të ndryshme. Gjithashtu përfshihen dhe video private të mbretëreshës duke bërë xhiro me karrocën e saj, Princit Charles duke bërë kaluç me motrën e tij, Priceshë Anën dhe babain e tij, Dukën e Edinburgh-ut. Kuratorja e kësaj ekspozite Anna Reynolds shprehet se kjo është një ekspozitë në të cilën janë përzgjedhur disa nga objektet më të veçanta.

Ajo mendon që kjo tërheq shumë njerëz pasi ata interesohen të dinë sesi është jeta e një fëmije në familjen mbretërore dhe kanë nevojë të kuptojnë që ata janë si shumë prej tyre, duke u shfaqur më real dhe më të besueshëm. Reynolds thekson gjithashtu se dhe përzgjedhja e vendit është jo e rastësishme, për shkak se Pallati Buckingham është një ambient mjaft familjar dhe ka traditë fisnikërore, pasi në të kanë jetuar princi George III dhe 15 fëmijët e tij.

Një ndër objektet kryesore në ekspozitë është një kalë druri lëkundës, dhuratë e presidentit Amerikan Barack Obama dhe gruas së tij Michelle, për princin e vogël George. Kuratorja shpjegon se ajo është ndërtuar me dru nga pemët që dikur kanë qenë në Shtëpinë e Bardhë dhe është prodhuar nën markën e Polo’s, e ngjyrosur me ngjyrat të kuqe, të bardhë dhe blu, posaçërisht për princin e vogël. Duke i shtuar asaj vlera speciale historike dhe artistike.

Ekspozita përmban shumë objekte të rralla të cilat përfaqësojnë fëmijërinë e nëntë brezave të familjes mbretërore. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat