Lansohet trilleri i “Tri dritare dhe një varje” (Video)

Kultura

Lansohet trilleri i “Tri dritare dhe një varje” (Video)

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 14:39

Ky projekt ka kushtuar rreth 600.000 euro, ku Qendra Kinematografike e Kosovës e ka mbështetur me 250 mijë euro. Filmi, në fazën përgaditore, ka fituar çmimin e parë si prezantimi më i mirë (Best Pitch Award) në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në nëntor 2012 në Cottbus të Gjermanisë.
Është lansuar trilleri i filmit “Tri dritare dhe një varje” i Isa Qosjes, i cili pas disa vitesh punë sivjet shfaq premierën e tij në festivalin e filmit në Sarajevë.

“Tri Dritare dhe një varje” me skenar të Zymber Kelmendit, do ta ketë premierën botërore me 19 gusht. Filmi është ftuar të marrë pjesë në konkurencë zyrtare të këtij festivali.

Ky projekt ka kushtuar rreth 600.000 euro, ku Qendra Kinematografike e Kosovës e ka mbështetur me 250 mijë euro.
Filmi, në fazën përgaditore, ka fituar çmimin e parë si prezantimi më i mirë (Best Pitch Award) në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në nëntor 2012 në Cottbus të Gjermanisë.

Poashtu, në vitin 2013, në edicionin e 19-të të Festivalit të Sarajevës, në Seksionin “Work in Progress”, filmi ka fituar çmimin e parë, si projekti më premtues, çmim ky që jepet nga kompania prestigjioze e post-produksionit “Post Republic” nga Berlini e që ka vlerën prej 80 mijë euro shërbime të post-produksionit. /KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat