Lokarno nderon Polanskin për punën e jetës së tij

Kultura

Lokarno nderon Polanskin për punën e jetës së tij

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 15:25

Regjisori Roman Polanski ka marrë në jetën e tij disa çmime të filmit. Tani festivali në Lokarno e nderon atë për punën e jetës së tij

Regjizori polako-francez Roman Polanski do të nderohet në festivalin e filmit në Lokarno të Zvicrës me një çmim special për veprën e jetën së tij. Përveç kësaj, njoftoi festivali, ai do të shfaqë me 14 gusht në Venecia filmin e tij „Venusi me peliçe“.

Në vitin 2009 Polanski, regjizor i filmave ("Foshnja e Rosemarisë", Chinatown", "Pianisti"), qe arrestuar nga policia zvicerane rrugës për në festivalin e filmit në Cyrih, ku ishte i ftuar nderi. SHBA kishin shpallur një urdhërarresti ndërkombëtar për një delikt seksual të kryer para shumë kohësh.

Pas shtatë muajsh arresti shtëpie në vilën e tij në Gstaad (Kantoni i Bernës), në vitin 2010 u hodh poshtë kërkesa e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij. Që atëherë 80-vjeçari mund tëlëvizë përsëri lirisht në Zvicër. Çmimin e nderit i Festivalit të Cyrihut, iu dorëzua me dy vjet vonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat