Hamami i Gazi Mehmet Pashës, faza e parë e restaurimit drejt përfundimit

Kultura

Hamami i Gazi Mehmet Pashës, faza e parë e restaurimit drejt përfundimit

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:43

Gati ka përfunduar faza e parë e restaurimit të një ndër objekteve më të vjetra të trashëgimisë kulturore në Prizren, Hamamit të Gazi Mehmet Pashës. Për këtë projekt, në konferencën e donatorëve të vitit 2005 në Turqi janë ndarë 300 mijë dollarë.

Arkitekti që po i mbikëqyr punimet garanton se po i përmbahen strikt, rregullave të restaurimit të objekteve të rëndësisë së veçantë, ndërsa drejtori i IMMTK , Samir Hoxha, bën të ditur se së shpejti ky objekt do të ketë edhe ndriçimin adekuat.
Për njërin nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturo-historike në Prizren, hamamin "Gazi Mehmet Pasha", janë gjetur mundësi që të bëhen renovime, me qëllim që edhe ky objekt i rrezikuar nga koha të mbrohet për aq sa të jetë e mundur.
Punimet kanë filluar që nga kulmi, pasi kjo pjesë e këtij objekti është më i rrezikuar, bën të ditur arkitekti, Jusuf Xhibo. Ai thotë se faza e parë e projektit është drejt përfundimit dhe po e qëndrohet strikt, parimeve të ruajtjes së identitetit të objektit të lashtë.
Drejtori i Institut për Mbrojtën e Monumenteve, Samir Hoxha thotë se, faza e parë e këtyre renovimeve do të përfundojë shpejt, ndërsa është hartuar edhe projekti për ndriçimin e objektit.
Projekti për ndriçimin e Hamamit, do të kushtojë 20 mijë euro, thotë Hoxha, ndërsa arkitekti Xhibo, thotë se janë në kërkim të donacioneve të reja , për të filluar edhe restaurimi i pjesës së brendshme të objektit. Deri më tani, premtimet janë të mëdha nga TIKA- turke dhe ambasada Angleze.

Sipas të dhënave zyrtare, hamami “Gazi Mehmed Pashës” është monument i periudhës otomane, ku gërshetohet tradita orientale dhe vendore. Është ndërtuar në shek.XVI (1563/4) nga Gazi Mehmed Pasha.

Prej 1959 deri më1976 pjesërisht janë bërë disa punime restauruese – konzervuese në objekt. Është bërë rrënimi i lokaleve rreth objektit, restaurimi i disa kupollave dhe është bërë vendosja e pllakave të plumbit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat