Intervista e pabotuar e Amy Winehouse

Kultura

Intervista e pabotuar e Amy Winehouse

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 09:27

Që prej pasdites së 23 korrikut të vitit 2011 bota humbi një nga zërat më të bukur të historisë së muzikës soul.

3 vjet pas humbjes tragjike të Amy Winehouse, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër, “Indipendent” ka publikuar një intervistë të pabotuar kurrë më parë.

Intervistën Amy e kishte dhënë në vitin 2004, nga ku kishte folur për projektet e ardhshme në lidhje me karrierën por edhe për jetën private, ku që në atë moshë kishte dëshirën për tu bërë nënë e një djali.

Në vitin 2004 Amy ishte mjaft e re dhe sapo kishte publikuar albumin e saj të parë “Frank”, duke kapur shifra rekord të shitjeve.

20 vjeçarja në atë kohë dukej mjaft e sigurtë dhe e vendosur se çfarë kërkonte nga jeta.

“Pas 10 vjetësh do jem 30-vjeçe, sigurisht që deri në atë kohë do të jem martuar dhe e shoh veten time nënë e një fëmije, shpresoj që të jem një nënë e mirë” – kishte deklaruar Winehouse për “Indipendent”.

Madje këngëtarja kishte deklaruar se nuk do të mjaftohej vetëm me një, por të paktën me 5 fëmijë.

Duket sikur ajo e kishte parandier fundin e saj, pasi kishte deklaruar “Do të doja të mbahem mend si një këngëtare e cila nuk ishte e kënaqur”.

Streset dhe problemet e detyruan Amy Winehouse të gjejë strehë tek alkooli dhe droga, duke i ndërprerë në mes çdo projekt dhe çdo ëndërr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat